FITORJA

Infektologu Valbon Krasniqi: Coronavirusi e ka humbur agresivitetin dhe aftësinë për të shkaktuar infeksione

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Infektologu Valbon Krasniqi ka folur për situatën e përgjithshme të shëndetësisë në vend sa i përket coronavirusit.

Krasniqi në RTV Dukagjini thotë se numër të rasteve me coronavirus mund të shohim edhe gjatë ditëve në vijim, por që sipas tij qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi që kjo mund të konsiderohet një ecuri normale e pandemisë.

“Krejt çfarë ne duhet të bëjmë është që të gjurmohen me kohë rastet e kontaktit të këtyre personave”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Infektologu thotë se tashmë kanë mbetur disa vatra lokale të coronavirusit si në Prishtinë apo Prizren por që sipas tij pandemia është duke shkuar drejt fundit.

Krasniqi thotë se ajo që po shihet këto ditë është se virusi e ka humbur aftësinë për të shkaktuar infeksione po edhe agresivitetin e vet.

Mobi Casa

“Nuk po kemi shumë të infektuar por edhe ata që janë infektuar nuk kanë pasur gjendje të rëndë si më parë”.

Ai thotë se pandemia është manaxhuar mirë në Kosovë pasi nuk ka pasur nevojë të shtohen kapacitetet e spitaleve.

Krasniqi thotë se është bërë mirë që u hapen objektet fetare dhe restoranet e kafiteritë.

“Duhet t’i ktheheni jetës normale…Ne nuk kemi dendësi të madhe të popullsisë që favorizon përhapjen e shpejtë të virusit”, tha ndër të tjera Valbon Krasniqi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.