UBT

Infektologu Sadiku: Nëse 100 persona marrin dozën e tretë të vaksinës, gjasat janë që 25 prej tyre të infektohen me Omicron – por e kalojnë lehtë sëmundjen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë që është edhe infektolog me profesion, Izet Sadiku, thotë se vaksina nuk ofron mbrojtje 100% kundër coronavirusit.

Sadiku në RTV Dukagjini megjithatë thotë se vaksina është mbrojtja më e mirë kundër coronavirusit dhe formave të rënda të sëmundjes.

“Tash kemi rreth 30 mijë raste aktive dhe vetëm rreth 100 persona janë të hospitalizuar. Vitin e kaluar ndoshta kemi pasur shumë më pak raste aktive por kemi pas mbingarkesë në spitale”, deklaroi Sadiku, përcjell Telegrafi.

Sadiku ka treguar edhe një rast personal për efektin e dozës së tretë të vaksinës.

Eco Higjiena

“Javën e kaluar kemi pasur dy fëmijët pozitiv me coronavirus. Bashkë me bashkëshorten e kemi ditur që ata janë pozitiv por nuk është se jemi ruajtur nga ta. Për shkak se kemi pasur edhe dozën e tretë të vaksinës ne nuk jemi infektuar. Kjo tregon efektshmërinë e vaksinës”, deklaroi tutje infektologu.

Ai thotë se në Kosovë pak njerëz ka të imunizuar me dozën e tretë.

“Vetëm ata që kanë marrë dozën e tretë në dhjetor konsiderohen të imunizuar pasi që ata që janë vaksinuar në janar e këndej ende mund të mos kenë fituar imunitet. Mirëpo edhe ata që marrin dozën e tretë të vaksinës nuk kanë mbrojtje 100% ndaj Omicronit. Nëse 100 persona marrin dozën e tretë, gjasat janë që 25 të infektohen, por ata do ta kalojnë shumë lehtë sëmundjen”, deklaroi tutje Sadiku./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.