UBT

Infektologu Ramadani tregon se kur mund të përfundojë pandemia Covid-19

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Infektologu Hamdi Ramadani, vlerëson se pandemia COVID-19 do të përfundoj këtë vit. Por, sipas tij, virusi nuk do të zhduket asnjëherë.Ramadani thotë se prania e virusit do të jetë sikur gripat e tjerë dhe se me imunizim mund të kontrollohet situata.“Pandemia COVID-19 do të përfundojë këtë vit, por nuk do të zhduket kurr koronavirusi, mirëpo ai mund të paraqet epidemi sikur gripi dhe me imunizim të drejt mund të kontrollohet edhe në vendin tonë me vaksinim antiCOVID”, deklaron ai.

Sa i përket vendeve që kanë liruar të gjitha masat antiCOVID, ai thotë se ato janë bazuar në bazë të vaksinimit me përqindje të lartë.“Shumë vende kanë liruar masa antiCOVID-19, por se janë bazuar në bazë të vaksinimit me përqindje të lartë si Suedia, Danimarka e shumë vende të tjera. Aty me dy doza imunizim është edhe mbi 80 % ose 90 % të njerëzve të moshës së planifikuar. Vendi ynë e ka këtë situatë akoma në shkallë të lart të vaksinimit andaj masat janë ende kufizuese edhe për sa kohë”, thotë ai.

Tutje, ai shton se në situaten aktuale vendi duhet të ketë kujdes të madh në mbikqyrjen epidemiologjike.

Sipas tij, duhet të miratohet vaksinimi edhe i moshave 5-11 vjeç.

Eco Higjiena

“Në këtë situatë duhet me kujdes të madh të mbikqyret situate epidemiologjike. Duhet të miratohet vaksinimi i shtuar dhe i moshave 5 vjeç deri 11 dhe duhet siguruar medikamente të përparuara për trajtim të pacientave me covid-19 me forma të rënda”, deklaron ai për Blic.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 8 viktima nga COVID-19.Ndërkohë që 754 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.