Uji Dea

Infektologu Ramadani: Pandemia në Kosovë s’është zhdukur, duhet të vaksinohemi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Janë bërë më shumë se dy vite që nga regjistrimi i dy rasteve të para pozitive me koronavirus në Kosovë. Gjendja me COVID-19, sipas drejtorit të Infektivës, është e qetë, ndërsa infektologu Hamdi Ramadani nuk e përjashton mundësinë e një vale të re.

Sot, gjatë 24 orëve, u regjistruan vetëm tri raste të reja, ndërsa aktualisht janë 26 raste aktive.

Si të qetë e vlerëson gjendjen me COVID-19 drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.

“Për momentin nuk kemi pacientë të spitalizuar me COVID-19, pra gjendja është e qetë. Jemi duke e përcjellur me vëmendje situatën epidemiologjike”, tha Vishaj për Express.

Lidhur me këtë çështje, për Express, ka folur edhe infektologu Hamdi Ramadani.

FITORJA

Ai thotë se rënia e rasteve të reja nuk nënkupton që “pandemia është asgjësuar ose zhdukur”.

“COVID-19 është ende i pranishëm ende në Kosovë. Mirëpo, mendoj që edhe përkundër të dhënave që kemi ditët e fundit, që janë numra të vogël të rasteve pozitive, kjo nuk nënkupton që pandemia është asgjësuar ose zhdukur. Përkundrazi këtë kohë ne duhet ta marrim si situatën më të mirë të mundshme të që vaksinohemi”, tha Ramadani.

Infektologu nuk e përjashton mundësinë e shpërthimit të një vale të re.

“Meqë nuk e kemi arritur nivelin e kënaqshëm vaksinimit dhe imunizimit me dozën e tretë dhe të katërt, të cilat janë të sigurta dhe efikase, atëherë është mundësia e madhe për shpërthimin e një vale të re të koronavirusit”, tha ai. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.