Uji Dea

Infektologu Ramadani: Mund të kemi një valë të re infektimesh me COVID-19

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas rritjes së rasteve me coronavirus, pritet që të kthehet një valë e re me numra më të mëdhenj infektimesh. Kështu ka thënë infektologu Hamdi Ramadani, i cili ka rekomanduar qytetarët të vaksionohen me dozën e tretë kundër COVID-19.

Infektologu Hamdi Ramadani ka thënë se rritjet e rasteve të infektimeve me virusin COVID-19, në Kosovë, mund të sjellin një valë të re me infektime edhe më masive.

Sipas tij, rritjet e rasteve po ndodhin për shkak të ardhjes së mërgatës dhe mungesës së kufizimeve në ambiente të mbyllura, siç janë restorantet dhe qendrat tregtare.

“Po shifet që situata po shkon në drejtim të një rritje, ose të një fillimi të re, të covid-19, dhe kjo mendoj që do të ishte e pritshme sepse që nga 24 qershori në vendin tonë ka shumë ardhje nga mërgata, dhe tubimet e mëdha në restorante të mbyllura, pa distancë, pastaj në qendrat tregtare e kafiteri”, ka thënë ai në emisionin “Five” të Rtv Dukagjinit.

ARKATANA

Tutje Ramadani, ka theksuar se ata që tashmë janë imunizuar me dozën e tretë ta vaksinës anti-Covid, do ta kalojnë lehtë në rast se infektohen me coronavirus. Kurse, ata që janë vaksinuar me vetëm dozën e pare dhe ata të dytë, janë më të rrezikuar.

“Rreziku më i madh qëndron, se tashmë ka filluar një valë e re, dhe nr 407 tregon që mund të ketë raste të rënda. Në vendin tonë deri më sot është vetëm 103 mijë qytetarë që e kanë marrë dozën e tretë, këta janë në formë të mbrojtur, mundësia tek ky grup për simptoma është tepër e ulët”, ka thënë Ramadani.

“Kemi mbi 903 mijë persona që e kanë marrë dozën e parë, por doza e parë nuk mbron ndaj virusit, duke i parë variantet e ndryshme, pastaj me dozën e dytë 823 mijë, edhe kjo nuk është e bollshme OBSH kanë rekomanduar të shkohet me dozën e tretë”, ka vijuar ai. /Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.