Eko Higjiena

Infektologu Krasniqi tregon nëse do të kemi lirim të masave anti-Covid për Vitin e Ri?

/ 2 minuta lexim
HW

Infektologu njëherësh edhe U.D. i drejtorit të SHSKUK, Valbon Krasniqi, ka folur rreth planeve kundër përhapjes së Covid-19 gjatë festave të fundvitit.

Krasniqi thotë se gjithçka varet nga situata epidemiologjike.

“Ne jemi duke e përcjell me vëmendje të madhe situatën me Covid-19 dhe jo vetëm numrin e rasteve të reja të infektuara. Jemi duke i përcjell edhe kapacitetet tona spitalore. Jemi duke e përcjell edhe mënyrën e respektimit të këtyre masave nga ana e qytetarëve, nga ana e institucioneve, nga ana e bizneseve dhe të gjitha segmentet e jetës”, thotë Krasniqi.

“Në takimet tona të rregullta konsultative që i kemi, ne i analizojmë të gjithë këta indikatorë dhe mbi bazën e tyre pastaj propozohet qeverisë marrja e masave të caktuara”, tha ai në RTV Dukagjini.

KKVITI

“Edhe këtë javë nuk ka ndryshim të masave, pra vazhdohet me masat që kanë qenë në fuqi. Duket se kanë dhënë rezultat. Nga dje kemi disa komuna që nga ngjyra e kuqe kanë kaluar në ngjyrën e verdhë dhe kjo është një shenjë e mirë, një tregues i mirë që mund të vazhdohet me masa të tilla”, tha Krasniqi.

“Ne si Kosovë tani për tani jemi ndër vendet më liberale sa i përket këtyre masave. Kemi një jetë më normale se shtetet e tjera”, thotë ai.

“Nëse respektojmë masat dhe të mos tejkalojmë kapacitetet spitalore atëherë mund të jemi më të lirë në kuptim të analizimit të situatës të cilën e kemi. Në radhë të parë ne duhet të kemi shëndetin e popullatës”, theksoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.