Fundamenti

Infektologu Krasniqi bën thirrje për durim: Asnjë pandemi nuk përfundon menjëherë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se si rezultat i punës së përbashkët dhe disiplinës së treguar nga qytetarët, Kosova prej nesër futet në fazën e dytë të zbutjes së masave ndaj virusit Covid-19.

“Nuk ka vend për dëshprim e as për zhgënjim”, thotë Krasniqi.

“Qytetarë të nderuar, nga nesër fillon faza e dytë e zbutjes së masave anti-COVID. Kjo është rezultat i punës sonë të përbashkët, e para se gjithash qytetarëve me disiplinën e treguar”, shton ai.

Ai thotë se pavarësisht rritjes së numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit nuk ka vend për zhgënjim dhe se asnjë pandemi nuk ka ëprfunduar menjëherë. Tutje ai bën thirrje për respektim të masave. Ai shton se nëse respektohen kushtet elementare për mbrojtje nga pandemia suksesi është i garantuar.

Hidromorava

“Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit, s’ka vend për dëshprim e zhgënjim. Asnjë pandemi nuk përfundon në mënyrë të përnjëhershme. Situata është e menaxhueshne. Jemi në rrugë të drejtë”, ka shkruar ai në Facebook.

“Mbani maskat, dezinfektoni duart rregullisht, vazhdoni të mbani distancën fizike, dhe suksesi është i garantuar.;;

IKSHPK të dielën konfirmoi 7 raste me Covid-19, ndërsa 23 persona janë shëruar. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.