ARKATANA

Infektologu Ilir Tolaj thotë se bartja e maskës në ambient të hapur, është e panevojshme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Infektologu Ilir Tolaj, ka komentuar bartjen e maskës në ambient të hapur, pasi më herët u mor vendim nga Qeveria si masë mbrojtëse ndaj coronavirusit.

Tolaj, e ka quajtur të panevojshme mbajtjen e maskës, duke thënë se vendet që i kanë shterur idetë dhe mundësitë që me masa të tjera të ndikojnë në ecurinë e pandemisë, po kthehen sërish te maska, si masë mbrojtëse nga infeksioni.

“Maskat janë bërë shenjë njohëse dhe temë diskutimi kudo në botë në ditët e sotme. Vendet të cilat i kanë shterur idetë dhe mundësitë që me masa e mënyra tjera të ndikojnë në ecurinë e pandemisë Covid 19, kthehen sërish tek maska, si masë mbrojtëse nga infeksioni. Edhe autoritetet në Kosovë po e bëjnë të njëjtën. Por në këtë përpjekje për të pasur rezultate të shpejta, që Kosova mos të konsiderohet delja e zezë e Europës, masat e rekomanduara janë kundërthënëse e edhe të panevojshme”, thotë ai.

Tolaj konsideron se nuk ka asnjë arsye as logjike e as shkencore të detyrohen njerëzit të cilët ecin rrugës të bartin maska, derisa kur janë të ulur në kafiteritë pranë rrugës, të qëndrojnë pa maska.

HW

“Masa e bartjes së detyruar të maskës në ambient të hapur, është njëra prej tyre. Nuk ka asnjë arsyeshmëri as shkencore e as logjike, ti detyrosh njerëzit që janë duke ecur rrugës që ta bartin maskën, ndërsa ata që janë ulur në terasën e kafiterive përskaj rrugës të jenë krejtësisht pa maskë. Madje edhe nëse teorikisht kjo masë në këtë mënyrë mund të parandalojë të infektuarit e ndonjë personi, në jetën reale kjo gjë është e papërfillshme. Sepse, numri më i madh i infeksioneve me Covid 19 po ndodh brenda familjeve, apo pas kontakteve intensive dhe kohëgjata me të infektuarit jashtë familjeve. E rruga nuk paraqet një situate të tillë”, thekson ai.

Sipas infektologut, maska duhet të bartet aty ku ka dendësi popullate, ku distanca sociale nuk është e mundur të mbahet.

“Dhe kjo nuk është situata me ambientin e hapur, rrugët e qytetit; ashtu siç nuk është rasti as me të ulurit në tavolinat e kafiterive dhe restoranteve të vendosura në ambientin e hapur, ku edhe ashtu askush nuk po bart maskë”, thotë tutje.

“Masa e bartjes së detyruar të maskës duhet të kërkohet për ambientet e mbyllura, çfarëdo qofshin ato, dhe kryesisht nëse qëndrimi në këto hapësira të mbyllura është më i gjatë se 15 minuta. Në të kundërtën, masa e humb kuptimin dhe prodhon efekt të refuzimit të po kësaj mase e edhe të masave të tjera. Masat duhet të jenë të balancuara dhe të arsyeshme, e jo aso që e vështirësojnë pa nevojë jetën më shumë se vet pandemia”, ka shkruar Tolaj në Facebook, njofton Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.