Uji Dea

Infektologu Dreshaj: Në rajon, Kosova prin me numrin e rasteve me variantin Omicron

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në Kosovë tashmë zyrtarisht janë regjistruar nëntë rastet e para të infektimit me variantin “Omicron” të coronavirusit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në fuqi do të mbesin masat e tanishme, por nëse rriten numrat mund të ketë ashpërsim të kufizimeve.

“Aktualisht në fuqi janë disa masa të cilat duhet të zbatohen në përpikëri dhe të vazhdojë vaksinimi i plotë, ndërsa në varësi prej aspekteve që u theksuan më lartë, Komisioni jep rekomandime nëse masat në fuqi janë të mjaftueshme, apo duhet ndryshuar diçka, qoftë në drejtim të shtrëngimit apo lirimit të tyre. Pra çdo lirim i masave lidhet me zbatimin e tyre dhe vaksinimin”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për RTV Dukagjinin.

Nga ana tjetër infektologu Shemsedin Dreshaj ka ngritur alarmin se Kosova prin në rajon sa i përket infektimeve me variantin Omicron.

FIDANISHTJA

“Me paraqitjen e nëntë rasteve me Omicron, kjo nënkupton se Kosova prin në regjion me infektimet nga varianti Omicron. Realisht Ministria e Shëndetësisë bashkë me ekipet e saj do të duhet të marrin masa për të parandaluar përkeqësimin e situatës”, deklaroi Dreshaj, përcjell Telegrafi.

Infektologu Dreshaj i cili është edhe deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës thotë se nga mesi i shkurtit mund të ketë shtim të rasteve me coronavirus në Kosovë.

Ndwrkohë, drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj ka thënë se gjatë së martës do të ketë më shumë detaje në lidhje me situatën epidemiologjike në vend./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.