Uji Dea

Infektologu Dreshaj: E kotë të merren masat e reja kur nuk respektohen ato të vjetrat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Infektologu, njëkohësisht deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, deklaroi se vendi ynë duhet të punojë më shumë në lidhje me respektimin e masave ekzistuese ndaj COVID-19.Ai shtoi se i tërë globi është duke evidentuar shtim të rasteve me infektime, në veçanti me variantin e ri Omicron, dhe se secili vend duhet të ndërmerr masa konform rekomandimit të ekipit të ekspertëve.

Për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Dreshaj u shpreh se vendi ynë duhet të disiplinohet sa i përket respektimit të masave dhe se njerëzit duhet të largohen prej atij komoditeti që e kanë pasur deri me tani me mosrespektim të distancës, masave dezinfektuese, etj.

Fundamenti

Ndërsa sa i përket masave të ndërmarra nga qeveria jonë, ai u shpreh se janë obligative dhe se mendon se ka vend që shumëçka të korrigjohet.“Prania e 12 rasteve të reja, dhe 4 rasteve që s’kanë prejardhje të definuar, kjo dëshmon faktin që në Kosovë qarkullon virusi Omicron, i cili manifeston një formë klinike më të lehtë, por e ka një të keqe tjetër sepse një person mund t’i infektojë 6-8 persona të tjerë. Ky ka potenciale të mëdha të bartjes dhe kjo nënkupton që personat që mbikëqyrin duhet të respektojnë masa parandaluese, pra duke bartur maska e përdorur dezinfektues”.

Sipas Dreshajt, institucionet shëndetësore duhet të kërkojnë respektimin e masave ekzistuese, sepse është e kotë të merren masat e reja kur nuk respektohen ato të vjetra.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.