GRANDEMALL

Infektologu Ahmeti thotë se rreth 40 për qind e qytetarëve të Kosovës e kanë kaluar koronavirusin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Infektologu Sali Ahmeti thotë se gjatë këtij muaji situata në Klinikën Infektive sa i përket koronavirusit është më e mira që nga fillimi i pandemisë.

Por, ai thotë se pavarësisht se situata është e mirë, qytetarët nuk duhet të mendojnë se pandemia ka përfunduar.

Ndërsa, Ahmeti ka thënë se deri tani rreth 40 për qind e popullatës e kanë kaluar virusin.

“Sipas disa të dhënave preliminare që i kemi, diku 35% – 40% e popullatës në Kosovë e kanë kaluar tashmë virusin, por është pozitive që edhe një pjesë e madhe e moshave të shtyra janë vaksinuar”, deklaroi ndër të tjera infektologu Sali Ahmeti.

UBT

Ndërsa, ai ka përmendur edhe variantin Delta të COVID-19.

Megjithëse Ahmeti thotë se edhe ky variant nuk ka ndonjë veçori të veçantë në aspektin klinik.

“Sipas disa të dhënave nga OBSH, deri në fundit të gushtit, varianti delta pritet të përbëjë 90% të infektimeve në Bashkimin Evropian. Me këtë virus dhimbja e kokës është më e theksuar, si dhe rrjedhja e hundëve. Mirëpo varianti Delta përhapet shumë më lehtë dhe për dallim nga varianti origjinal, ky variant nuk kursen as moshat e reja”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ahmeti shtoi se vaksinat që ka Kosova në dispozicion mbrojnë edhe nga varianti Delta i koronavirusit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.