UBT

Infektologët: Vaksinohuni dhe respektoni masat anti-COVID, që të shmangim edhe një valë infektimesh në vjeshtë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vendi ynë po përballet me valën me të egër të infektimeve dhe vdekjeve nga virusi COVID-19. Prandaj edhe kërkohet vaksinim masiv dhe respektim strikt i masave anti-COVID të ndërmarra nga Qeveria e vendit.

Specialistët e fushës shfaqin pikëpamjet dhe parashikimet e tyre, në kohën kur gjendja me pandeminë COVID-19 në vendin tonë është shumë rëndë.

Infektologu Shemsedin Dreshaj vlerëson se kjo është vala më e egër e virusit, që kemi pasur deri më sot.

Ai thotë se pandemia duhet të menaxhohet më mirë në mënyrë që në vjeshtë të mos kemi edhe një valë të re.

FIDANISHTJA

“Me shifrat me të cilat me të cilat aktualisht jemi, kur i kemi mbi 2,000 të infektuar në ditë dhe kur kemi mbi 20 mijë raste aktive, kur kapacitetet shëndetësore janë të mbingarkuara, nuk është një situatë e cila duhet neglizhuar. Kjo situatë kërkon menaxhim shumë të mençur dhe mirë të definuar”, tha Dreshaj për RTV21, transmeton Telegrafi.

Edhe infektologu Hamdi Ramadani vlerëson se duhet kujdes i shtuar, në mënyrë që të mos përballemi edhe me një valë tjetër infektimesh në vjeshtë.

“Qytetarët duhet t’i nënshtrohen vaksinimit dhe imunizimit masiv. Vetëm një imunizim masiv, që do të kalojë shifrën mbi 55-60 për qind do ta ndalë dhe minimizojë pandeminë me virusin Delta të COVID-19”, tha Ramadani.

Të dy infektologët potencojnë nevojën e respektimit të plotë të masave mbrojtëse ndaj COVID-19. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.