UBT

Indinjohet Vesa Luma!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Qyteti i vjetër i Ulpianës është një ndër pikat më të bukura turistike në Kosovë. E këtë vend së fundmi e ka vizituar këngëtarja Vesa Luma e cila është ndarë e impresionuar me bukuritë e këtij lokaliteti por atë e mundon fakti që nuk ka shumë zbulime për këtë qytet antik.

Këngëtarja Vesa Luma ka vendosur që fundjavën ta kalojë më ndryshe se herëve të tjera. Ajo dhe familja e saj kanë vizituar qytetin e vjetër të Ulpianës i cili gjendet në afërsi të Prishtinës. Vizitën e saj në lokalitetin e këtij qyteti antik, Vesa e ka ndarë së bashku me fansat e saj përmes disa fotografive të hedhura në rrjetin social ‘Instagram’. Në një foto ku shihet së bashku me familjen e saj ajo u është drejtuar fansave të saj se do t’ju jap disa informata rreth këtij qyteti. “Një e diele fantastike në afërsi të Prishtinës me familje duke vizituar Ulpianën antike (shekulli II deri shek.VI).

Mobi Casa

Imagjinoni:”Qyteti në fjalë gëzonte epitetin ‘Municipium Ulpiana Spledissima’(Ulpiana Madhështore)”, me të gjitha elementet përbërëse të një qyteti. Sot do te ndaj me ju foto dhe informata të këtij vendi referencuar nga Guida Arkeologjike e Kosovës të autorit Milot Berisha” ishte shkrimi i këngëtares brenda fotos. Por, kjo vizitë nuk i ka dhënë edhe aq kënaqësi Vesës. Kjo për faktin se ajo është shumë e indinjuar me faktin se nuk është bërë shumë në zbulimin e këtij qyteti antik. “Nga e gjithë kjo histori është zbuluar vetëm 3 % e saj. 97% i këtij qyteti 2000 vjet të vjetër vazhdon të heshtë nën këmbët tona” është shkrimi i një fotoje tjetër. Vesa ka vizituar të gjitha pjesët e Ulpianës antike dhe ky qytet e ka bërë shumë krenare këngëtaren për faktin se është pasardhëse e një populli që është një ndër me të vjetër në botë.(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.