Fidanishtja

Indi, baba në moshën 96-vjeçare

/ 1 minutë lexim

Ramajit Raghav, një fshatar nga shteti indian i Harjanës, ka njoftuar se ka thyer rekordin që ai vetë mbante duke u bërë babai më i moshuar në botë në moshën 96-vjeçare.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja “The Times of India”. I moshuari, që jeton në fshatin Kharlhoda, kishte tërhequr vëmendjen e mediave në fund të vitit 2010, kur kishte zbuluar se kishte pasur djalin e tij të parë në nëntor nga bashkëshortja Shakuntala Devi.

Hidromorava

Sipërmarrja në fjalë i kishte marrë rekordin një indiani tjetër, Nanu Ram Jogi, që në vitin 2007, në moshë 90-vjeçare, kishte pasur në Raxhastan djalin e 22-të.

Tani zonja Devi, që është 52 vjeç, ka lindur më 5 tetor në një spital të Sonipatit një mashkull të dytë për të cilin mjekët kanë thënë se është “shëndoshë e mirë” dhe që tani jeton në shtëpinë e prindërve me vëllain Vikramjet 2 vjeç. (TCH)