ARKATANA

Incidentet sërish trazojnë veriun

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Incidentet në veri të Mitrovicës nuk kanë të ndalur. Pas katër rasteve të ndodhura më 9 dhe 10 prill, kur një i ri serb është therur me thikë dhe kur 5 shqiptarë e boshnjakë janë rrahur nga serbët, si dhe pas mbytjes së dyshuar në lumin Ibër të Sead Alushit, 17-vjeçar nga Suhadolli, dy incidente të tjera, në intervalin kohor prej 40 minutave kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në të njëjtën pjesë të qytetit.

Në një përleshje që ka ndodhur në mes të dy grupeve të rinjsh serbë, njëri nga Zveçani dhe tjetri nga Mitrovica, tre persona kanë marrë lëndime trupore. Dy prej serbëve të përfshirë në rrahje janë plagosur me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime me mjete të tjera gjatë rrahjes.

Mobi Casa

Policia, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes, ka gjetur plumba të pashkrepur, por edhe gëzhoja. Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, në veri, kapiten Besim Hoti, i cili ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 minuta para kafenesë “Crna Dama” në veri të Mitrovicës, në të cilën ndodheshin rreth 70 mysafirë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.