RCCOLA

Inaugurohet xhamia e rindërtuar në fshatin Sllakovc

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka inauguruar xhaminë e fshatit Sllakovc e cila është një ndër xhamitë më të vjetra të KK Gjilan.

Në këtë ceremoni qenë të pranishëm kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan z.Naim Aliu, kryeimami Ilaz Mustafa, imami Kushtrim Ramabaja, imami me origjinë nga ky fshat Rexhep Gurgurovci i cili aktivitetin e tij si ligjërues fetar e kryen në Zvicër dhe i cili së bashku me një numër bashkatdhetarësh ishin donatorët kryesor të këtij renovimi.

Uji Dea

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, kryetari Naim Aliu, vlerësoi lart kontributin dhe angazhimin e xhematit të kësaj xhamie e në veçanti vëllezërit tanë në diasporë të cilët kanë kontribuar në këtë xhami, duke e lutur Allahun që ti shpërblejë kontribuuesit më të mirat e Tij të pakufishme ka njoftuar Agim Hyseni./rajonipress/