GRANDEMALL

Inaugurohet trotuari dhe ndriçimi publik investim i përbashkët i komunës dhe Projektit DEMOS

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Hapësira e re e trotuarit dhe ndriçimit publik në Viti, konkretisht në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, është inauguruar sot me një ceremoni solemne ku ishin të pranishëm udhëheqës të Institucioneve komunale, përfaqësues të projektit DEMOS, si dhe qytetarë të tjerë, me që rast është finalizuar bashkëpunimi i suksesshëm në mes projektit DEMOS dhe Komunës.

“Ky projekt ka qenë i mirëseardhur për qytetarët e komunës së Vitisë, sidomos për ata që jetojnë në këtë pjesë të qytetit, respektivisht në rrugën Lidhja e Prizrenit, ngase është bërë një trotuar i mirë dhe që mundëson një lëvizje të sigurt për këmbësorë. Një ashtu është bërë edhe ndriçimi publik dhe janë mbjell dru dekorativë. Komuna e Vitisë dhe qytetarët, shprehin falënderime për këtë investim të bërë nga Projekti DEMOS”, ka thënë kryetari i komunës Sokol Haliti.

Ai më tej tha se ky projekt i trotuarit së bashku me ndriçimin dhe ambientin në këtë pjesë, ëshët një standard më i lartë që është arrit falë përkrahjes së miqve, në këtë rast të projektit Demos, që vazhdimisht po mbështesin me projekte të ndryshme në komunën e Vitisë. “Ky është një shembull se si punohet ngushtë me miqtë, sidomos me projektet zvicerane sepse nuk është vetëm një projekt, por janë disa që realizohen në Viti, e gjithashtu kemi edhe asistencë teknike, e mbi të gjitha edhe promovimin e punës së realizuar gjatë vitit 2015 me mundësimin e botimit të “Vjetarit 2015”. Do ta kemi edhe një grand tjetër nga projekti Demos dhe ne do të kujdesemi që ta realizojmë në mënyrë profesionale dhe që do të bëjë ndryshim pozitiv në Viti”, tha Haliti.

Ndërsa menaxher i projektit DEMOS Norbert Pijls, theksoi se qëllimi financimit të ëktij projekti është që ti mundësohet qytetarëve të Komunës së Vitisë që dukshëm të përmirësojnë trafikun dhe infrastrukturën rrugore. “Qëllimi tjetër është që grandi të shfrytëzohet për trajnimin e zyrtarëve komunalë në dizajnimin, tenderimin dhe monitorimin më të mirë të projekteve. Shpresojmë se kjo do tu ndihmojë investimeve të ardhme të komunës”,ka thënë Pijls.

Duke njoftuar për angazhimin e qeverisë zvicerane në realizimin e projekteve të ndryshme në Kosovë, ai theksoi se janë duke implementuar projekte në 17 komuna, dhe Vitia është njëra ndër to. “Vitia ka qenë pjesë e investimeve të qeverisë zvicerane në dhjetë vitet e fundit, pasi që kemi nisur bashkëpunimin këtu qysh në vitin 2006 dhe për ne është e rëndësishme që ti ndihmojmë komunës në mënyrë të dukshme që ti përmirësoj kushtet për qytetarët e saj, ndërkohë që jemi të përkushtuar që të kemi rezultate të mira në mirëqenien e qytetarëve”, tha ai.

ARKATANA

Në anën tjetër, qytetarët e lagjeve që gravitojnë në këtë pjesë, u deklaruan se ky projekt është i mirëseardhur pasi që deri më tani kanë pasur vështirësi në qarkullim. Ata u shprehën se trotuari do të përmirësojë dukshëm sigurinë e këmbësorëve në trafikun lokal.

Ndërtimi i këtij trotuari ka rezultuar pas sugjerimit të zyrtarëve komunalë të Vitisë gjatë vlerësimit të nevojave dhe identifikimin e intervenimeve të mundshme në hapësirat publikë dhe infrastrukturën rrugore.

Projekti ka filluar më 2015 ndërsa, është mundësuar nga fondet e përbashkëta të projektit DEMOS dhe Komunës së Vitisë me 50 %, ku shuma e përgjithshme e projektit ka kushtuar 109,384.06 euro.

Gjithashtu është promovuar sot edhe libri prej 243 faqesh “Vjetari 2015” që përfshinë aktivitetet komunale dhe ato të Kuvendit komunal të Vitisë gjatë vitit të kaluar, e që botimin e mundësoi Helvetas Swiss Intercooperation-Projekti DEMOS. Për punën dhe kontributin e dhënë në realizim të shumë projekteve në komunën e Vitisë, kryetari Haliti ka nderuar me mirënjohje menaxherin e Projektit DEMOS z.Norbert Pijls./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.