Fundamenti

Inaugurohet shtëpia e familjes Taipi në Shoshajë të Poshtme

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Fati i kësaj familje, por dhe i shumë familjeve tjera e deshi që ata të deportohen nga shteti belg. Me të kthyer në vendlindje, kjo familje nuk kishte as kushtet minimale të strehimit. QSA në Belgjikë, duke u njohur më për së afërmi me situatën e kësaj familjeje, ndërmorri hapin e guximshëm që të iniciojë ndërtimin e shtëpisë për familjen në fjalë. QSA Belgjikë dhe QSA Preshevë mobilzuan të gjitha forcat e tyre për të vënë në jetë një projekt të tillë, që kësaj familjeje t’i zgjidhej së paku çështja e strehimit.

Falë kontributit të qytetarëve tanë si këtu por dhe jashtë vendit, bizneseve lokale, njerëzve të vullnetit të mirë dhe të afërmve të familjes Taipi, u arrit kurorëzimi me sukses i ndërtimit të shtëpisë, edhe atë të kompletuar plotësisht me të gjitha pajisjet dhe orenditë.

Kontributi i të gjithë pjesëmarrësve në këtë projekt ka qenë i formave të ndryshme, si financiar, në formë të dhurimit të materialeve, në ofrimin e punës gratis, në uljen e çmimit të kostove të materialeve apo punëve të kryera, gjithashtu edhe forma e kontributit moral dhe sensibilizues. QSA shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë ndaj çdonjërit, për këto gjeste humane që pa kurrëfarë hezitimi, i vënë në dispozicion mundësitë e tyre, vetëm e vetëm për të strehuar një familje të pastrehë dhe të lënë në mëshirë të fatit.

Mobi Casa

Në vijim po paraqesim kontribuesit të cilët ndihmuan në mënyrë financiare ndërtimin e shtëpisë:
1. QSA Belgjikë 3.500 €
2. QSA Gjermani 1.500 €
3. QSA Zvicër 3.500 CHFr
Kurse në vijim po paraqesim kontributin e kompanive dhe personave fizikë që ofruan materiale, shërbime dhe pajisje falas, apo me ulje çmimi:
1. Bici commerce Preshevë 1.000 €
2. Hapja e pusit nga donatori fsh Raincë 1.000 €
3. Shera – beton Raincë 800 €
4. Depo Altini Preshevë 650 €
5. Faton Fejzullahu 600 € – mbulimi i çatisë
6. Fehmi ( ) 500 €
7. VEDA, Corroticë – 200 euro
8. Zeniti, Corrotice – 250 euro (rrjetet fi 8)
9. Alpina Tricompany – 100 euro (zbritje nga shuma e blerjes)
10. Eleganca – Presheve – 450 euro (dyert e brendshme)
11. Nimeti – Presheve – 100 euro (xhamat e shtepise)
12. Abi-kom 250 eur
13. Mevludini 150 E
14. Shenolli + Kamberi Bujanoc + Nimeti = 1,500 eur per dyerte dhe dritaret
15. ndertimi i shtepise 1.600 eur – i punuar gratis
16. suvatimi – gratis Imran Taipi nga Shoshaja
17. Xhemaili Raince
18. Limani com
19. Rainca bau
20. Vellezerit Sevdail, Fadil dhe Xhemë nga Bilaçi
21. Tefik Hajrullahu – ujësjellësi, pllakat dhe rryma (materili + puna) rreth 1.500 eur

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit shprehë falënderimin më të thellë dhe u është mirënjohëse të gjithë kontribuesve për punën fisnike dhe veprën humane të bërë, që e mbështetën realizimin e këtij projekti. Falë kontributit të çdonjërit, QSA po arrin të jetë më afër përfituesve të saj, duke u bërë ballë sfidave të jetës. Projektet e tillë dëshmojnë që bashkërisht mund t’ia dalim mbanë./presheva.com/