ARKATANA

Inaugurohet shkolla e re në Shurdhan të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Pikërisht në Ditën e Shkollës, është inauguruar sot objekti i ri i shkollës fillore “Bajram Curri” në Shurdhan të Gjilanit, investim ky nga Komisioni Europian, ku kanë marrë pjesë përfaqësues nga institucionet komunale e qendrore.

Në ceremoninë e inaugurimit, në emër të kryetarit Lutfi Haziri, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, ka falënderuar Komisionin Europian për këtë mbështetjen, tha se tash e tutje cilësia e arsimit do të jetë shumë më e lartë.

“Ju uroj këtë ditë të shenjtë të përurimit të këtij tempulli të shenjtë për fëmijët tanë. DKA ka bërë si objektivë kryesore ngritjen e cilësisë në arsim për nxënësit për të trasuar rrugën e tyre të ardhshme me profesione të ndryshme. Por, të gjitha këto nuk mund të arrihen siç duhet pa infrastrukturën e nevojshme. Tash e tutje, cilësia e arsimit në këtë shkollë do të jetë shumë më e lartë”, ka thënë Musa.

ARKATANA

Ndërkaq, drejtori i shkollës fillore “Bajram Curri”, Qemajl Ramadani, inaugurimin e shkollës së re e ka vlerësuar si ditë historike për Karadakun e Gjilanit.

“Kjo është një ditë historike e cila do të shkruhet me shkronja të arta, jo vetëm në faqen më të re të historisë së shkollës sonë, por edhe të Karadakut”, ka thënë Ramadani.
Në fund, nxënësit e kësaj shkolle kanë shfaqur një program të pasur kulturor-artistik.

Përndryshe, ndërtimi i objektit modern të shkollës fillore “Bajram Curri” në Shurdhan ka kushtuar mbi 400 mijë euro, ndërkaq tokën e ka ndarë Komuna e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.