ARKATANA

Inaugurohet parku industrial në Budrikë të Vitisë, cilësohet si i rëndësishëm për rritjen e zhvillimit ekonomik rajonal

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Sot në Budrikë të Vitisë, është bërë inaugurimi i parkut industrial, ku prerjen e shiritit e bëri kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Rozeta Hajdari. Gjatë kësaj ceremonie kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se parku industrial i ndërtuar në Budrikë të Vitisë, do të jep një kontribut të çmuar për zhvillim ekonomik dhe rajonal duke përmendur se këtu janë bërë investime kapitale prej 1,7 milion euro dhe se parku në fjalë, ka një hapësirë prej 15,5ha.

Ai tha se ky projekt, do të mbështes investimet e përgjegjshme dhe të qëndrueshme të bizneseve vendore, nga diaspora por edhe të huaja si dhe sipas tij do të nxisë veprimtaritë prodhuese dhe përpunuese.

Kurse kryetari Haliti foli rreth inaugurimit të këtij projekti.

“Me padurim e kemi pritur finalizimin e këtij projekti si bizneset ashtu edhe qytetarët, pra Vitia dhe gjithë sektori i lindjes dhe atë pa dallime. Kjo për shkak të mungesës që kemi pasur dhe dëshirës për rrumbullaksim të procesit të prodhim-përpunimit dhe për shkak të potencialeve që kemi si regjion, nevojës së punësimit dhe përgatitjes me kompetencë të të rinjve”, u shpreh Haliti.

Uji Dea

Ai tha se prioritet i komunës së Vitisë, është thithja e investimeve.

Haliti, falënderoj të gjithë ata që kanë mundësuar realizimin e këtij projekti pa dallime. Megjithatë, i pari i Vitisë, pati edhe një thirrje publike dhe atë që të ketë rritje të hapësirës, duke potencuar se kjo pjesë është qendër e lidhjes që graviton disa regjione të ndryshme dhe ka potenciale të mira.

Ndërkaq, një fjalë rasti e tha edhe Rozeta Hajdari, Ministre e Zhvillimit Ekonomik. Përndryshe, në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe shumë qytetarë, deputetë të Republikës së Kosovës dhe të tjerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.