Fundamenti

Inaugurohet objekti i ri i QKMF’së “Dr. Nagip Rexhepi”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është inauguruar sot objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Nagip Rexhepi”, i cili do të jetë mundësi e madhe për personelin shëndetësorë.

Kryetari në detyrë i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar mantelbardhët për punën e madhe që e kanë bërë, sidomos gjatë përballjes me pandeminë COVID-19.

Uji Dea

“Sot, përtej ceremonisë, kam ardhur që t’i konfirmoj punët që janë arritur. Tash jemi gati që ta bëjmë bartjen e stafit për ta funksionalizuar Spitalin e Qytetit/QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”. Me këtë rast, e falënderoj ish-ministrin Imet Rrahmani dhe tre ministrat tjerë, të cilët e mbështetën këtë projekt. Ju uroj festat e nëntorit dhe suksese në shërbimin ndaj qytetarëve, për ruajtjen e shëndetit të tyre. Faleminderit të gjithë mjekëve, infermierëve e punëtorëve teknikë për punën e madhe që kanë bërë gjatë menaxhimit të pandemisë COVID-19”, ka thënë kryetari Haziri.

Drejtoresha e QKMF-së, Dr. Arbenita Hajdari, pasi falënderoi kryetarin Haziri për mbështetjen në jetësimin e këtij objekti, tha se tash e tutje do të ketë shërbime shumë më cilësore ndaj pacientëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.