RCCOLA

Inaugurohet laboratori për analiza në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Arbëria” të Gjilanit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Është inauguruar sot në laboratori për analiza laboratorike në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Arbëria” në Gjilan, i cili është donacion i kompanisë “Ipko”.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemaili, e ka falënderuar kompaninë “Ipko” për donacionin dhe kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe për ofrimin e shërbimeve shëndetësore sa më të mira për qytetarët.

“Sot është një ditë e veçantë për lagjen “Arbëria” dhe këtë pjesë që gravitojnë një numër i madh i qytetarëve, falë donacionit të kompanisë “Ipko” për çka edhe i falënderoj si dhe investimeve të Komunës me pajisje mjekësore që i kemi bërë në vitin e kaluar, ndër to edhe pajisjet për funksionalizimin e këtij laboratori. Ky laborator do të shpërbej edhe për shkarkimin e fluksit të madh të cilët kanë laboratorët funksional në dy qendra, por edhe në funksion të ofrimit të shërbimeve më të mira shëndetësore për qytetarët”, ka thënë Xhemaili.

Eco Higjiena

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Fejzulla Berisha, ka thënë se ky është laboratori i tretë që po inaugurohet në shëndetësinë primare në Gjilan.

“Kjo është Qendra e tretë më e madhe sa i përket numrit të punëtorëve, por edhe të pacientëve sepse, pos kësaj lagje, përfshihet edhe “Zabeli”, fshatrat Velekincë e Llashticë, të cilët nga sot do të marrin shërbime laboratorike nga këtu. Ky është laboratori i tretë në shëndetësinë primare që po inaugurohet në Gjilan, pas atyre në QKMF dhe QMF “Dardania”, ka deklaruar Berisha.

Ndërkaq, shefja e Qendrës së Mjekësisë Familjare “Arbëria”, Dr. Ajla Keqi Bekteshi, e ka falënderuar Komunën e Gjilanit dhe kompaninë “Ipko” që e mundësuan hapjen e këtij laboratori, për të cilin tha ka qenë jashtëzakonisht i nevojshëm. /rajonipress/