FIDANISHTJA

Inaugurohet Galeria e re e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Kryetari në detyrë i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka inauguruar sot Galerinë e Qytetit, e cila tha se do të jetë një mundësi e madhe për artistët.

“Jam i lumtur që e kemi realizuar Galerinë e re të qytetit si një mundësi e madhe për artistët dhe me vjen keq që nuk kemi arritur ta bëjmë ekspozitën e madhe për 28 nëntor, por besoj që në Flakën e Janarit administrata e re do të mund ta jetësojë, në kuadër të shtyllës së artit”, tha Haziri.

Haziri me këtë rast e ka nderuar me mirënjohje artisten Anila Aliu, e cila në konkursin ndërkombëtar “Golden Classical Musical Awards”, në Nju Jork, u shpërblye me vendin e parë.

HW

“Dëshiroj që t’i falënderoj të gjithë artistët e Komunës së Gjilanit me të cilët kam bashkëpunuar, të cilët më kanë bërë të nderuar dhe të vlerësuar. Në veçanti falënderoj Anila Aliun e cila ka ardhur nga Nju Jorku me çmimin më të madh në piano pas një konkurrence globale. Ne jemi krenarë me sukseset e Anilës dhe i dëshirojmë shumë suksese edhe në të ardhmen”, shtoi Haziri.

Në këtë ngjarje ka folur edhe Anila Aliu, e cila e ka falënderuar Hazirin për mbështetjen e madhe komunale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.