Eko Higjiena

Ina Rama feston ditëlindjen e 40-të

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tiranë – Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, ka festuar dje ditëlindjen e saj të 40-të. Dita e djeshme ka qenë e fundit para 22 nëntorit, datës kur në mënyrë kalendarike Ina Rama plotëson 5 vjet në drejtimin e organit qendror të akuzës.

Pak para mesditës, në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme kanë mbërritur disa tufa me lule në adresë të kryeprokurores Ina Rama, e cila mbushi dje 40 vjeç.

Mësohet se kanë qenë anëtarët e stafit në organin qendror të akuzës, Prokuroria e Tiranës, Apeli dhe Krimet e Rënda, që kanë dërguar tufa me lule për kryeprokuroren. Sipas CV zyrtare të Ina Ramës, rezulton që ajo të ketë lindur në datën 22 nëntor 1972. Ajo e mori detyrën e saj në datën 22 nëntor 2007, pas largimit të Theodhori Sollakut nga funksioni i prokurorit të Përgjithshëm.

Mobi Casa

Ina Rama erdhi në krye të Prokurorisë, pas një karriere në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku kishte marrë pjesë edhe në shqyrtimin e çështjeve të Kolegjit Zgjedhor. Pas emërimit në funksionin e kryeprokurores, ajo firmosi nisjen e hetimeve të rëndësishme, ku katër çështje kishin të bënin me anëtarë të Parlamentit, ku u kërkua edhe heqje imuniteti, mirëpo çështjet në Gjykatë dështuan.

Me ardhjen në krye të prokurorisë së Përgjithshme, Ina Rama ndryshoi thuajse të gjithë titullarët e prokurorive në Tiranë dhe në rrethe. Ajo po ashtu ka bërë emërime dhe transferime të shumta në gjithë piramidën e prokurorit shqiptare. Gjatë drejtimit të Ina Ramës prokuroria ka vënë në zbatim disa iniciativa të brendshme për vlerësimin e punës së prokurorëve ndërsa u nënshkrua memorandumi që i jep peshë më të madhe policisë në hetimin e çështjeve penale.

(er.nu/panorama/BalkanWeb)