UBT

In memoriam : Vdekja e Shaban Cakollit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Natë Bajrami – ditë Korriku, Mora lajm se na vdiq miku! Jetë madhështore – jetë e shenjtë,

More mikun ma të shtrenjtë !
Mik i dashur , o Shaban –
Ne të pritnim për Bajram ,
T’ festojmë bashkë e t’ bëjmë pushim ,

Por , Ti ike në amshim !
Miku ynë – Shaban Cakolli –
Mbet legjenda e këtij trolli !
Thuri vargje për këto treva –

Me te mburret gjithë Krileva !
Me ty mburret mbarë Gollaku –
Birë bujari , derë konaku !…
Me ty mburret mbarë Kosova ,
Gjithë shqiptarët dhe diaspora !…

Ti, po shkon sot në amshim ,
Por , shumë vepra na i le kujtim ,
Që t’ kujtojmë e t’i lexojmë –
Kurrë për jetë mos të harrojmë !
Shumë herët prej nesh u ndave –
Zemrat tona seç na i thave !
Ishe trim dhe burrë besnik –

FIDANISHTJA

Mburremi që t’ patëm mik !
Ishe pena e Malësisë ,
Udhërrëfyes i urtësisë !
Thure vargjet e lavdisë –

Për gjithë bijtë e shqiptarisë !
Pusho i qetë , biri i Nënë – lokes ,
T’ qoftë i lehtë dheu i Kosovës !
Veprat tua s’i kalbë dheu –

Me Ty, mburret gjithë Atdheu !

Gjilan, e Diele , më 27.07.2014.

( Nata e Fiter Bajramit ) Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.