ENVER HOXHAJ

In memoriam, lamtumirë Imran Murati – një jetë e lidhur me idealin e lirisë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Rejhane Rexhepi – Imran Murati ishte ndër celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nga Tërnoci. Qysh në moshën 20-vjeçare, kur e pa se fshati i tij dhe populli kishin nevojë për mbrojtje, ai, së bashku me pesë shokë të idealit, u nisën drejt Manjevcit të Malësisë së Bujanocit dhe qëndroi në radhët e UÇPMB-së deri në demilitarizimin e plotë.

Para disa ditësh u nda nga jeta Imran Murati. Të enjten, më 07.08.2025, u bë varrimi i tij në varrezat e Tërnocit të Madh, ku u përcoll me nderime nga një numër i madh qytetarësh dhe ish-ushtarë të UÇPMB-së.

Imran Murati ishte ndër celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, nga Tërnoci. Qysh në moshën 20-vjeçare, kur e pa se fshati i tij dhe populli kishin nevojë për mbrojtje, ai, së bashku me pesë shokë të idealit, u nisën drejt Manjevcit të Malësisë së Bujanocit dhe qëndroi në radhët e UÇPMB-së deri në demilitarizimin e plotë.

Pas demilitarizimit, siç dihet, politika shqiptare në Luginë veproi që ish-ushtarët e UÇPMB-së të mos organizoheshin politikisht dhe të mos përbënin rrezik për pushtetin. Kështu, shumica prej tyre mbetën të harruar – pa përkujdesje, pa punë, pa dinjitetin dhe autoritetin që e meritonin, përveç disa individëve që gjetën forcën të veprojnë në mënyrë të pavarur.

Uji Dea

Para Imranit, kanë ndërruar jetë edhe pjesëtarë të tjerë të kësaj gjenerate, por mjerisht as Bashkësia Lokale e Tërnocit, as partitë politike, as njerëzit e pushtetit nuk ua bënë nderin e merituar. Madje, nuk u dha as njoftimi publik që njerëzit të dinin se kishte ndërruar jetë një njeri i veçantë, që e meritonte një lamtumirë dinjitoze dhe me nder.

Ka shumë si Imrani që e kanë kryer obligimin qytetar me guxim, me trimëri, pa bërë zë – por, siç thoshte i ndjeri Muharrem Kadriu, drejtori i parë i shkollës fillore në Tërnoc: “As nuk pata për kënd, e as me kënd!”

Rasti i Imran Muratit është një pasqyrë e qartë e mënyrës se si institucionet tona shpesh dështojnë të kujdesen për vlerat dhe njerëzit që ishin të gatshëm të sakrifikonin gjithçka për popullin dhe kombin. Dhe kjo është një e vërtetë që nuk duhet heshtur./rajonipress/