RCCOLA

Imran Haziri: Qytetarët e Gjilanit e dëshiruan “ndryshimin”, dhe ndryshimin e gjetën?

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Puna e Asamblesë Komunale në mandatin tim të parë, të them të drejtën nuk është se ka pasur shumë zhvillime, pasi që shumë seanca nuk janë mbajtur për arsye të cilat tashmë dihen nga qytetarët e Gjilanit, andaj edhe mundësia e imja dhe po besoj e kolegëve të tjerë për tu paraqitur në asamble sa më mirë, sigurisht se ka munguar, me shpresën se tani e tutje puna e Asamblesë do të vazhdojë me seanca të rregullta ashtu siç i ka hije Kuvendit Komunal thotë Imran Haziri asambleist nga LDK-ja.

Në interesimin tonë se çka do të kishte ndryshuar Imran Haziri në këtë legjislaturë po të ishte LDK në pushtet thotë se meqë partia të cilës i takon nuk është pjesë e kësaj legjislature, nuk e di si do të isha përgjigjur në këtë pyetje. “Mirëpo një gjë është e sigurtë, që qytetarët e Gjilanit e dëshiruan ndryshimin, dhe ndryshimin e gjetën, se sa do të jetë i frytshëm ky ndryshim koha do ta tregoj” tha Haziri.

“Kontributi im si këshilltar komunal është ai për të cilin edhe e kam fituar besimin e qytetarëve të Gjilanit, me konkretisht të lagjes sime dhe vendit prej nga vije familja ime, andaj nëpërmjet kërkesave dhe çështjeve drejtuar legjislaturës aktuale do të kontribuoj për një mirëqenie sa më të mirë të qytetarëve. Shpresoj se puna e kuvendit do të vazhdojë normalisht, dhe sigurisht edhe produktiviteti im si asambleist do të jetë edhe më i madh” tha Haziri.

Mobi Casa

Haziri thotë se temat të cilat mendojë se duhet të trajtohen në asamble komunale, janë të gjitha ato tema të cilat kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve duke kontribuar direkt në lehtësimin e jetesës së tyre, ku sigurisht Lidhja Demokratike e Kosovës do t`i përkrahë ashtu siç i ka përkrahur edhe më herët të gjitha ato çështje të cilat janë në interesin e përgjithshëm.

“Sigurisht secili person që vendos të merret me politik dhe kyçet në të, ka dëshirë të arrijë sa më lartë, se çfarë do të servoj e ardhmja atë nuk mund ta di, por se duhet të jem i gatshëm për çfarëdo sfide që mund të vije, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror” tha Haziri. /rajonipress/