RCCOLA

Imran Haziri, kandidati model për të zgjidhur problemet qytetare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në vazhdën e aktiviteteve të njëpasnjëshme të Forumit Rinor të LDK-së së lagjes së VIII-të, në rrugën “Hasan Remniku”, kemi bërë ndërtimin e dy stacioneve për udhëtarët të cilët presin autobusin në linjën Gjilan – Cërnicë. Pritja e linjës së autobusit në këto dy stacione, do ua lehtësojë pritjet, duke mos u atakuar edhe me reshjet e shiut, të cilat ua vështirësojnë pritjet jashtë tyre ka thënë Imran Haziri kandidat për këshilltar komunal nga radhët e LDK-së.

Imran Haziri është kandidat për këshilltar komunal nga radhët e LDK-së. Fushata e tij po del të jetë shumë interesante dhe me risi që deri tani nuk janë praktikuar nga kandidatët.

RCCOLA

Imran Haziri me këtë gjest po tregon një kulturë qytetarie dhe një afërsi për të prekur drejtpërdrejt problemet qytetare. “Do të jem gjithmonë aty ku ka nevojë për dorën humane dhe profesionale timen. Do të përpiqem që të bëjë gjithçka që është e dobishme dhe njerëzore për lagjen ku jetoj e veproj, por edhe më gjerë” tha Imran Haziri.
“Në qeverisjen e ardhshme, si zëri juaj përfaqësues do të angazhohemi se bashku me Kandidatin tone fuqishëm në këtë drejtim, duke bërë stacione modele të dizajnuara në bazë të rregullave ndërkombëtare për transportet publike. Të bashkuar, drejt qëllimeve të përbashkëta për ndërtimin e jetës publike për të gjithë qytetarët e Gjilanit” ka shkruar Haziri./rajonipress/
#Fushatemesolidaritet
#lutfihaziri160
#meimranhazirin8