RCCOLA

Importuesit e naftës akuzojnë MTI’në

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kompania kroate “Saybolt pan Adriatika”, vazhdon t’u marrë naftarëve, për çdo cisternë që hyn në Kosovë, 59 euro për leximin e dokumenteve të konformitetit.

Kjo është mundësuar nga vet Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me nxjerrjen e udhëzimeve administrative.

Mobi Casa

Ajo çka është shqetësuese për përfaqësuesit e bizneseve që merren me shitjen dhe importin e naftës, është se të njëjtën punë e bën edhe Dogana e Kosovës, e cila për çdo hyrje i kontrollon dokumentet, shkruan Kosova Sot.

Trupa inspektuese kroate nuk merr mostra për të bërë analiza të naftës, por veç i lexon ato dhe për atë duhet bizneset të paguajnë.