ARKATANA

Imazhi që po i krijohet Kosovës në botë, pa pagesë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Të rinjtë e Kosovës, këtë javë, kanë zënë ekranet dhe ballinat e gjigantëve medialë botërorë. Hapësira, me imazh, tekst e zë, është ofruar pa para. Dhe, nuk ishin ata të rinjtë e “The Young Europeans”, që në vitin 2009 i ishin prezantuar botës në një fushatë promocionale, fatura e së cilës i kishte kushtuar Kosovës miliona euro.

Tash ishin të rinjtë që, gjatë një proteste, përlesheshin me policinë. Storiet që dominoheshin me pamje dhune – dajak, demolime, gurë, plumba gome, armë të ftohta, gaz lotsjellës – janë prezantuar, midis tjerash, në CNN, BBC, Euronews, “The New York Times”, “Daily Mail”, Reuters, AP.

Ishte thirrur si protestë paqësore, me të cilën, pos që kërkohej largimi i ministrit Aleksandar Jablanoviq, shkaku që i kishte quajtur “egërsira” nënat e të pagjeturve të Gjakovës, insistohej edhe që “Trepça” të shndërrohej në ndërmarrje publike. Policia kishte vënë barrikada të metalta afër godinës së Qeverisë. Kur protestuesit kanë provuar t’i heqin, policia ka reaguar fillimisht me sprej piperi. Dhe, pastaj, për gjashtë orë ka pasur përleshje, me bilanc të lartë të lënduarish, të arrestuarish e dëmesh materiale në pronë publike e private.

Uji Dea

Ishte protesta më e madhe dhe më e dhunshme njëkohësisht, prej kur Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të 2008-s. Mediat ndërkombëtare e raportuan si protestë antiqeveritare. Organizatori nuk e ka deklaruar si të tillë, por midis protestuesish janë dëgjuar edhe zëra për rrëzimin e Qeverisë.

Prishja e imazhit të Kosovës në botë, ishte brenga që pas përfundimit të protestës shprehën kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi. Bashkërisht ata dolën në një konferencë shtypi. Të dytë thanë se tani investitorët potencialë do ta shohin Kosovën me një sy tjetër./kohaditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.