Fundamenti

Imazh në arrati…

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Cikël poezish nga Drita Haxhillari

Si deti me valë, turbullt në mendime,
kohë e mjegullt, ngecur në kujtime,
momente të veshura në zhgënjim,
përditshmëri monotone në rrugëtim.

Strehëz çasti në humbëtirën e Qiellit,
pakëz shpresë nën dritën e Diellit,
shpirt e zemër, të kapitur, të tretur,
nga imazhi yt, asgjë më s`ka mbetur.

Prezenca jote, u zhduk në arrati,
klithma nën lëkurë, ish fat a ironi.
Tej në horizont…vështrim i venitur,
impulse “mëkatarësh”të habitur.

Imazhi yt,u largua,mori arratinë,
kohë në mister që vulosi pabesinë.
Heshtje e ngjizur thellë në zbrazëti…
pa grimë njerëzie, boshllëk, ftohtësi.

Mburojë e kokolepsur në “marrëzi”
lojë çudirash,imazh yt në arrati…
Risi kapriçioze endur ndër vite,
simbolikë ngushëllimi i ç’do dite..!

Pafajësi.

Udhëkryqet mister…
në paranoja enigmatike,
u përqafuan veç një her’
në ndrojtje mistike…

Kokolepsur në zhgënjim,
në pasione “flakërimë”
hedh hapat me nxitim…
në heshtje…ulërimë !

Humbas në rrugëtim…
krah’ meje, imazhi yt,
aleat me pafajësinë,
për një mundësi të dytë.

Çaste të trazuara…

Një çast,shpirtin,më ngroh si Dielli,
befas, më ftoh, si rrebesh nga Qielli.
Një çast,më mban, xhevair në duar,
në çast,shpërthen, vlon, i zemëruar.

Një çast, koshere mjalti, ëmbëlsi…
në çast, i mermertë, akull, ftohtësi.
Një çast, si Hëna, rrugën ndriçon…
në çast, me dikë, s’di pse ngatërron.

UBT

Një çast,duhemi, deri në marrëzi,
sërish, grindemi, pa mua kush je ti !?
Një çast, e gjithë bota, je për mua,
në çast, i egër, nuk të njoh, më thua.

Një çast, humbasim në lumturi…
në çast, të heshtur, në pafundësi…
Një çast, dehemi, në gotë dashurie,
në çast, urrehemi, në dolli mërzie.

Një çast, qeshim e gëzojmë, si fëmi,
dilemë retorike, kush dreqin je ti !?
Një çast, digjemi, në mall e pasion,
në çast, reagimi yt më shkatërron.

Çastet, trazuan, shpirtin tim të dlirë,
Ikkk, largohu prej meje, lamtumirë !

Kjo botë.

Ah kjo botë e egër, shtirake,
petk mykur, në llum mbuluar,
farë gënjeshtare, dredharake,
lakmi, gjuh’ helm, e djallëzuar.

Kjo botë, zvarranik kameleon,
shpirtligë, kruspull nën rrogoz,
në kërbaç vreri të ndërshkon,
hidhërinë me shpirtin blozë..

Ah kjo botë, ngasje shejtani,
regjur në mashtrim e ligësi,
pa besë e fe, si bishë tirani,
idhnake dimërore,katran i zi.

Kjo botë,pa një grimë mëshirë,
kallo therëse si gjemb trëndafili,
bulëz vreri që ngjit si rrëshirë,
far’ tjetërsuar, me lot krokodili.

Sa keq për idhnakët skandal,
unë jam e qeltë, ndrij si Diell,
ju mbyteni në detin me fjalë,
unë vezulloj si yjet në Qiell !!

Nëse…

Nëse…ashtu kuturu…
nëse dehur në një pikë,
nëse as atje, as këtu,
rrotullohesh nën frikë,
nëse nuk ke ç’far jep…
nëse nuk do ndjesitë e mia,
mos mbaj asnjë xhep,
po nuk hyri dashuria !

Nëse…një ditë më kërkon,
nëse je esëll në identitet,
mos u lodh, je tepër vonë,
gjithçka mori fund,u tret !
Nëse, nëse digjesh si cigare,
Nëse, nëse, nëse përsëri…
harroje vashëzën lastare,
vet e humbe këtë mundësi !

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.