Fundamenti

Imami i xhamisë në Leverkuzen vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Imami i xhamise “Aksa” dr. Amir Xheladini, i shoqëruar nga anëtari kryesisë së xhamisë Fatmir Hamidi, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari i këtij Këshilli z. Naim Aliu.

Aliu e njohu imamin Xheladini me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan. Ai gjithashtu falënderoi për punën dhe kontributin e tij gjatë periudhës 23 vjeçare si një ndër imamët e parë në diasporë ku edhe themeloi xhaminë e parë ne Leverkuzen të Gjermanisë e cila shërbente jo vetëm për rituale fetare, por dha një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare.

Fundamenti

Xheladini falënderoi kryetarin Aliu për pritjen e në veçanti për afërsinë që mbanë Këshilli i Bashkësisë Islame me mërgimtarë, ku para disa dite ka shtruar drekë të veçantë për ta dhe gjithashtu mërgimtarët janë pjesë e agjendave të ndryshme të Bashkësisë Islame.

Ne fund të takimit në emër të KBI në Gjilan kryetari i dhuroi mysafirëve nga një ekzemplarë të librit të ribotuara nga KBI për Mulla Idriz Gjilanit dhe Librin “Dëshmi për Kohën” i cili flet për kontributin e KBI në Gjilan dhënë çështjes kombëtare gjatë periudhës 1990/99 thuhet në njoftimin e Agim Hysenit./rajonipress/