Hidromorava

Imami i dyshuar për terrorizëm, në konferencën “kundër terrorizmit”

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Bashkësia Islame e Kosovës po pretendon se i dyshuari për terrorizëm, Shefqet Krasniqi, nuk është pjesë e delegacionit zyrtar të saj në një konferencë kundër terrorizmit në Mekë.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, është duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Luftimi i terrorizmit”.

ARKATANA

Konferenca, që ka nisur të hënën, është organizuar nga Liga Botërore Islame (RABITA) dhe po mbahet nën kujdesin e Mbretit të Arabisë Saudite, Selman ibn Abdul-Aziz Al-Saudi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, pjesëmarrës është edhe imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, i cili pak muaj më parë qe arrestuar si i dyshuar për terrorizëm dhe shpëlarje parash.