United Hospital

Imami Bekim Alimi: “Jemi me fat që jetojmë në një shtet ku funksionon ligji”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Në një situatë të qetë, kjo çështje përfundoi. 26 asamblistë votuan pro dhe 10 kundër. Pas përfundimit, kryetari i SVP-së, deputetë e së cilës votuan kundër dhe shumë të tjerë më uruan për rezultatin që sollën votimet“ – tha Alimi.

Mbledhjen e Asamblesë së qytetit Wil, në të cilën votohej për natyralizimin e tij, e ka ndjekur për së afërmi edhe imami shqiptar i xhamisë së Wilit, Bekim Alimi. Pas përfundimit të votimit, Alimi u prononcua për albinfo.ch, me ç`rast na informoi rreth ecurisë së mbledhjes.

„Në një situatë të qetë, kjo çështje përfundoi. 26 asamblistë votuan pro dhe 10 kundër. Pas përfundimit, kryetari i SVP-së, deputetë e së cilës votuan kundër dhe shumë të tjerë më uruan për rezultatin që sollën votimet“ – tha Alimi.

ARKATANA

“Nga ana tjetër mendoj se shteti zviceran dhe institucionet e tij, vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve duke kryer punë serioze, siç kanë vepruar deri më tani. Prandaj me këtë rast lirisht mund t`i uroj edhe organet shtetërore, shtetin juridik dhe funksionalitetin e tij. Jemi të gëzuar që jetojmë në një shtet në të cilin funksionon ligji“ – përfundoi bisedën me ne, Imam Bekim Alimi, të cilit deri më tani i ishte kontestuar e drejta e nënshtetësisë.

Ndryshe, kërkesën për natyralizim, Alimi e kishte shtruan tek organet gjegjëse që në fillim të vitit 2015. Por ajo qe kontestuar për shkak se një ish asamblist kishte shprehur rezeva kudrejt personalitetit të tij. Akuzat e njëpasnjëshme për radikalizim, që u bënë në adresë të tij, i dhanë një jehonë të madhe këtij rasti dhe detyrimisht ai më vonë u politizua.

Votimit të sotëm për natyralizimin e Bekim Alimit i është dhënë publicitet shumë i madh në mediet zvicerane, në veçanti në ato të Zvicrës lindore.http://www.albinfo.ch/imami-bekim-alimi-jemi-me-fat-qe-jetojme-ne-nje-shtet-ku-funksionon-ligji/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.