Uji Dea

“Imamët e Gjilanit” prezanton personalitetet e shquara fetare e kombëtare të Gjilanit

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ditë më parë, në Gjilan, doli nga botimi vepra publicistike me titull: “Imamët e Gjilanit…”, e cila vepër dokumentare flet për një punë hulumtuese dhe studiuese për disa personaliteteve të shquara fetare – islame, por edhe kombëtare të qytetit, Gjilanit e më gjerë. Në veprën e Islam Osmanit, publicist nga Gjilanit, flitet për hoxhallarë që ishin prijës apo komandantë të njësiteve vullnetare në mbrojtjen e atdheut, si janë: Mulla Idris – Gjilani, Mulla Kadri Llashtica, Mulla Rizah Shurdhani, Mulla Hysen Osmani i Zhujës, Mulla Bajram Rashiti, Mulla Ymer Berisha, Mulla Rashit Rashiti, Mulla Musli Osmani, Mulla Hajrullah Rexhi nga Bresalci e shumë të tjerë.

Me këtë vepër, autori në fjalë ka dashur të shpalosë një pjesë të sakrificave të imamëve, të cilët, në një, kohë të rëndë e të hershme, kanë kontribuar në ruajtjen e fesë islame, sidomos të identitetit kombëtar, i cili identitet ishte i rrezikuar nga shovinizmi dhe hegjemonizmi serb, që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (1912) e deri në Pavarësinë e shtetit të Kosovës, më 2008.

Në parathënien e veprës “Imamët e Gjilanit…”, autori ka bërë një evidencë të hoxhollarëve – imamëve të Gjilanit, të cilët kanë shërbyer jo vetëm në komunën e Gjilanit, por edhe në komuna tjera të Kosovës.

Siç dihet, hoxhallarët shpesh ishin të parët që iu prinë betejave luftarake në mbrojtjen e vendit nga okupuesit tjerë. Këta ishin edhe organizatorët e mësim-nxënies, por edhe pishtarë të dhënies së diturive në shkrim – lexim të gjuhës shqipe pas Luftës së Dytë Botërore e më herët.

Në veprën e Islam Osmanit, publicist nga Gjilanit, flitet për hoxhallarë që ishin prijës apo komandantë të njësiteve vullnetare në mbrojtjen e atdheut, si janë: Mulla Idris – Gjilani, Mulla Kadri Llashtica, Mulla Rizah Shurdhani, Mulla Hysen Osmani i Zhujës, Mulla Bajram Rashiti, Mulla Ymer Berisha, Mulla Rashit Rashiti, Mulla Musli Osmani, Mulla Hajrullah Rexhi nga Bresalci e shumë të tjerë.

Autori, I. Osmani i ka vjelë dhëna për të shkruar një monografi të tillë, ku janë biografitë e imamëve, të cilat flasin qartë për përgatitjet e tyre shkollore etj. Bie fjala, Mulla Idris – Gjilani ishte ndër prijësit e shquar fetar dhe kombëtar, i cili i priu vullnetarëve si komandant në mbrojtjen e kufirit lindor me Serbinë. Kur e kërkoi puna e nevoja, Mulla Idris Gjilani, ishte ndër të parë prej të parëve, i cili u printe vullnetarëve shqiptarë dhe asnjëherë nuk u zmbraps, por gjithnjë me shokë ishte në ballë të luftës për fitore.

Eco Higjiena

Ai, në një rast, pati shtuar: “Por sa të jepët kushtrimi, të vraponi në kufi…! leni sillat e shtruara dhe gostitë (të Bajramit) dhe kufomat mbi dhe, e ejani në kufi, sepse e kemi në rrezik Kombin, Atdheun dhe Fenë…!”(f.6). Jo vetëm ky atdhetar i madh i kombit, që ka luftuar me zemër për atdheun e shqiptarëve, por, këtyre luftareve u kanë prirë edhe shumë hoxhallarë dhe njerëz të tjerë të fesë.

Pra, hoxhallarët, sipas autorit, “ishin ndërgjegjja e zgjuar e kombit. Ata, përkundër trysnive të kohës, misionin e tyre të shenjtë atdhetar, nuk e ndalën, por vazhduan të punonin e të prinin kundër të gjitha këtyre tendencave antishqiptare. Prandaj, janë të njohura betejat e imamëve, të cilët kanë luftuar për ta mbrojtur Kosovën Lindore të vitit 1944, Lufta e Velegllavës e datës 28 qershor, Lufta e Kikës më 26 dhe 27 korrik, Lufta e Preshevës më 11 dhe 12 shtator sis dhe Lufta e Bajramit të Bujanocin, më 18 dhe më 19 shtator.

Këtyre luftërave u kanë prirë jo vetëm Mulla Idris – Gjilani, por edhe Mulla Kadri – Llashtica, Myderriz Haki efendi Sermagjaj e disa të tjerë. Libri “Imamët e Gjilanit…” është shkruar për t’mos i harruar veprat e mira të disa imamëve, të cilët luftuan për lirinë e atdheut, Kosovën e pavarur. Sa i përket formës së jashtme, vepra e autorit është punuar në mënyrën më të mirë. Është punuar me mbështjellje të fortë dhe në kolor. Është një vepër unikate, e cila është e para e këtij lloji.

Por, ajo që duhet të themi, është fakti se, nuk ka vepër të përkryer, sikundër që nuk ka njeri të përsosur e të gjithëdijshëm. Me këtë rast më ipet ta parafrazoj një fjalë të shokut tim, i cili, duke folur për librat dokumentarë, ka shtuar: “Për të ardhur gjer tek e vërteta relative, do të duhej hulumtime të shumta dhe të verifikuara mirë.

Vepra dokumentare nuk shkruhet vetëm nga bisedat me njerëz, por ato të dhëna të “gjalla” do të duhej të verifikoheshin e analizoheshin mirë. E vërteta e njeh vetëm dokumentin, e jo fjalët”. Sidoqoftë, vepra në fjalë ia vlen të lexohet, vlerësohet, por edhe të studiohet. Ajo ka 400 faqe tekst dhe 240 foto në kolor.

Librin e ka shtypur Shtypshkronja “Graf-ing”, 2015. Tirazhi, 1000 ekzemplarë. Botimin e këtij libri e kanë ndihmuar Kryetari i KBI të Gjilanit dhe Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Haziri. /tefik selimi/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.