Fundamenti

Ilmi Demi merr bekimin e AAK-së për të udhëhequr drejtorinë e kadastrit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Lulzim Leci kryetar i AAK-së në Kamenicë tha për rajonipress se dega e këtij subjekti politikë e ka propozuar Ilmi Demin ekonomist i diplomuar për të udhëhequr me drejtorin e gjeodezisë, kadastrit dhe pronës.

Dega e AAK-së në Kamenicë pas një debati të gjerë e konstruktivë më në fund e ka gjetur edhe njeriun e duhur i cili do të udhëheq me drejtorinë e kadastrit, gjeodezisë dhe pronës.

Lulzim Leci kryetar i degës së AAK-së dhe zëvendëskryetar i Komunës tha për rajonipress se dega e AAK-së tashmë ka vendosur që Ilmi Demi me profesion ekonomist i diplomuar të udhëheq me drejtorin e gjeodezisë, kadastrit dhe pronës.

Fundamenti

Leci tha se AAK-ja ka arritur një koncenzus për këtë kandidatë meqë i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret që të jetë në krye të kësaj pozite. “AAK-ja ka treguar performancë të mirë në qeverisjen komunale dhe jam i bindur se edhe në të ardhmen do të punojmë që ta avancojmë qeverisjen e mirë në Kamenicë” tha Leci.

Ndryshe këto ndryshime brenda koalicionit AAK-LDK erdhën pas shkarkimit të Ilir Kastratit nga pozita e drejtorit të urbanizmit për shkak të mos bashkëpunimit me kreun e komunës dhe institucionet tjera.

LDK ndërkohë ka vendosur që në këtë drejtori të vendoset Irfan Dërmaku./rajonipress/