United Hospital

Iliria në histori të futbollit shqiptar në Zvicër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kjo skuadër ka arritur sukses historik, duke u bërë klubi i parë shqiptar që fiton Kupën e futbollit në Kanton Solothurn.

Iliria ka hyrë në histori të futbollit shqiptar në Zvicër. Kjo skuadër ka arritur sukses historik, duke u bërë klubi i parë shqiptar që fiton Kupën e futbollit në Kanton Solothurn. Në finalen e madhe të zhvilluar më 5 maj në stadiumin e FC Solothurnit, FC Iliria edhe pse kishte epërsi prej 2:0, u desh që me anë të penalltive ta mposht ekipin e Fulenbachit, me rezultat 7:4, pasi që loja përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Të dy golat për FC Ilirinë i ka shënuar sulmuesi Mead Demiri. Ndeshjen e ndoqën mbi 2500 tifozë dhe pa dyshim që pjesa më e madhe ishin tifoz shqiptarë të veshur kuqezi, me flamurin kombëtar dhe mbështetjen e madhe nga tribunat e stadiumit, shkruan “shqiptari.eu”, përcjell albinfo.ch.

Mobi Casa

Ndeshjen e përcolli edhe kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Skënder Thaçi, i cili në një prononcim për “Syri Blue” e vlerësoi si sukses historik fitoren e FC Ilirisë.

Sulmuesi i ekipit shqiptar në Zvicër, FC Iliria, Mead Demiri i cili shënoi dy gola në finalen e Kupës së Solothurnit ndaj Fulenbachit, ndjehet i emocionuar që ka shënuar golat e epërsisë për ekipin “Kuqezi”.

“Pas ndeshjes ishin emocione te mëdha, pasi dhe shënova dy gola për epërsinë e ekipit tonë. E gjithë ekipi, kryesia dhe unë sidomos e patëm vetëm një qëllim, ta fitojmë Kupën”, u shpreh për “Radio Vala”, futbollisti Mead Demiri./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.