Fundamenti

Ilir Zeneli në boksin profesionist mposhtë Serbin Vanja Dumitrov

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Boksieri me prejardhje nga Gjilani, Ilir Zeneli, ka filluar për së mbari karrierën e tij në boksin profesionist. Zeneli me ndërprerje në raundin e dytë ka mposhtur me nokaut teknik boksierin Serb, Vanja Dumitrovin, duke hapur rrugët e tija drejt sukseseve në arenën e boksit profesionist të kategorisë gjysmë të rënd.

20-të vjeqari Ilir Zeneli, nën drejtimin e trajnerit të tij Italianit, Giuseppe Prestano, për herë të parë ka kryqëzuar dorëzat në ringun profesionist.

Në praninë e shumë shikuesve në qytetin Ludwigshafen të Gjermanisë, Zeneli në raundin e parë e deklason me goditje të njëpasnjëshme boksierin nga Serbia i cili kishte një karterë mjaft të mirë, ndërsa në raundin e dytë me nokaut teknik arrinë ta plandos Serbin në dysheme, duke e detyruar të mos jetë në gjendje ta vazhdon meqin mëtutje.
“Ishte një duel mjaft i fort me boksierin Sërb, por isha i përgatitur mjaft mirë për këtë meqë, ishte një mbrëmje shumë e këndshme, ky start i imi në boksin profesionist me fitore do të thotë shumë dhe kjo do të jetë një ditë e pa harruar në karrierën time”, ka bërë të ditur boksieri Zeneli.

Boksieri Ilir Zeneli, i cili ka dy nënshtetësi atë të Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, në këtë meqë u paraqitë me flamurin Kombëtarë të Shqipërisë duke i emocionuar të pranishmit.

Mobi Casa

“Në boksin profesionist duhet të jetë gjithçka profesioniste, tani kam lidhur marrëveshje me menaxherin, Avdyl Salihun nga “Arena Ring Management Promotion”, së bashku kemi plane të mëdha drejt sfidave të cilat na presin, gjithashtu dua të theksoj se jam shumë i lumtur që kemi arritur marrëveshje me z.Salihun, sa i përket paraqitjes me flamurin kombëtar për mua ishte shumë emocionuese”.

Boksieri Ilir Zeneli është një person mjaft i edukuar dhe i qetë në jetën e përditshme, por është një sportist i vërtet, në mes litarëve të ringut është një luan i cili ju shtinë frikën kundërshtarëve me cilësitë e tija të cilat i posedon.

Boksieri me prejardhje nga Gjilani, Ilir Zeneli, me 21 dhjetor e pret edhe një sfidë shumë e rënd ne ring, ai do ta zhvillon meqin e tij të dytë në botën e boksit profesionist në qytetin Karlsruhe ndërsa kundërshtari i tij do të bëhet i njohur pas një jave./rajonipress/