Ilir Zeneli bokson meqin e dytë në ringun profesionist
Boksieri me origjinë nga Gjilani, Ilir Zeneli, i cili bokson në kategorinë gjysmë të rënd, para tri javëve me nokaut teknik kishte mposhtur boksierin nga Serbia, Vanja Dumitrovin, duke hapur karrierën e tij të profesionistit në ringun evropian e botëror.
Boksieri Zeneli, të shtunën me 21 dhjetor në Rastatt të Gjermanisë zhvillon meqin e tij të dytë në ringun profesionist.
Zeneli edhe pse nuk e din ende se me cilin boksier do të ndeshet, ai sipas menaxherit të tij, Avdyl Salihu, do të mund të ndeshet me tre boksierë mjaft me përvojë, Janos Lakatos nga Hungaria, Boris Merkonjiq nga Bosnja dhe Zdenek Hrstka nga Qekia, por sipas gjitha gjasave boksieri Qek do të jetë ai i cili do ti kryqëzon dorëzat me boksierin Ilir Zeneli.
“Kundërshtarët kësaj radhe na caktojnë më pak se 24 orë para meqit, për mua nuk ka rëndësi se kush është kundërshtari im i radhës, unë jam i përgatitur maksimalisht si në përgatitjen fizike e taktike, kam një staf të mrekullueshëm dhe shpresoj shumë në fitore në meqin tim të dytë në boksin profesionist”, ka bërë të ditur, Zeneli.
Boksieri Zeneli ka bërë të ditur se festat e fundvitit do ti kalon në Kosovë me shoqërinë dhe familjen e tij./rajonipress/


