UBT

Ilir Mustafa njeriu që ndërtoi ura bashkëpunimi e miqësie për Gjilanin

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Iliri, prej më shumë se 20 vitesh, si i përndjekur politik kishte mërguar në Francë ku i ishte kushtuar veprimtarisë patriotike, në mbështetje të çlirimit dhe ndërtimit të Kosovës. Ai kishte krijuar miqësi e lidhje të fuqishme me politikanë francezë dhe të tjerë, të Evropës përmes të cilëve kishte lobuar për Kosovën. Sensibilizimin me çështjen e Kosovës e kishte bërë në organizatat evropiane me seli në Strasburg e gjetiu, në të cilat kishte qasje të vazhdueshme.

Ilir Mustafa është shpallur “Qytetar Nderi i Gjilanit” nga ana e Lutfi Hazirit.
Ilir Mustafa, për shkak të pjesëmarrjes në demonstratat e studentëve dhe dënimit me burg, për këtë arsye, në vitin 1981, ishte detyruar të migrojë jashtë, për t`i shpëtuar përndjekjes nga policia serbe.

Në vitet 1989 – 1995, Iliri ka qenë pjesë e fuqishme e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan.

Gjatë qëndrimit në Francë, bëri një punë të palodhshme në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Gjilanit dhe qytetit të Luterbahut, duke arritur edhe t`i binjakëzojë këto dy komuna, në vitin 1996.

Fundamenti

Ka qenë anëtar aktiv i Shoqatës “Lëvizja për një alternativë jo-violente” në Francë, sikurse edhe veprimtar në shoqata të ndryshme humanitare, pastaj themelues dhe nënkryetar i Shoqatës “Kosovo Ensemble” (Bashkërisht për Kosovën), me seli në Francë.

Në vitin 2000 Ilir Mustafa ka bërë themelimin e Qendrës Kulturore Francë-Kosovë në Gjilan, pastaj në vitin 2002 ka themeluar Shoqatën e mësimdhënësve të gjuhës frënge në Kosovë, më vonë edhe Agjensionin për Demokraci Lokale në Kosovë (Gjilan), mbështetur nga Këshilli i Europës.

Iliri ka qenë gjithashtu edhe këshilltar politik i kësaj Agjencie dhe ndërmjetësues i suksesshëm për futjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës në Kongresin e Pushteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit e Europës, në cilësinë e vëzhguesit.
Ka ndërruar jetë më 3 prill 2017, pas një përkeqësimi të shpejtë të gjendjes shëndetësore.

Iliri, prej më shumë se 20 vitesh, si i përndjekur politik kishte mërguar në Francë ku i ishte kushtuar veprimtarisë patriotike, në mbështetje të çlirimit dhe ndërtimit të Kosovës. Ai kishte krijuar miqësi e lidhje të fuqishme me politikanë francezë dhe të tjerë, të Evropës përmes të cilëve kishte lobuar për Kosovën. Sensibilizimin me çështjen e Kosovës e kishte bërë në organizatat evropiane me seli në Strasburg e gjetiu, në të cilat kishte qasje të vazhdueshme.

Angazhimi i tij ka sjellë veç tjerash edhe themelimin e asociacionit “Kosova-Ensemble” (Kosova – Së bashku) me seli në Francë. Kjo organizatë e kishte edhe zyrën e saj në Kosovë, gjegjësisht në Gjilan dhe ka ndihmuar me shumë projekte në këtë qytet e gjetiu.
Iliri ka vdekur në moshën 57 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë e të gjatë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.