RCCOLA

Ilir Meta u takua vetëm me Ramush Haradinajn

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka mbajtur takim me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ky takim është zhvilluar në orën 09:00, por nuk ka ndonjë deklaratë se çfarë është biseduar apo edhe pse janë takuar vetëm ata të dy, e jo edhe bashkë me liderët e subjekteve tjera opozitare.

Uji Dea

Besohet se temë ka qenë zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Pritet të mësohet nëse do mbanë takime të ndara edhe me Visar Ymerin dhe Fatmir Limajn.

Ndryshe, Meta ka pasur takim mbrëmë në orët e vona me homologun e tij kosovarë, Kadri Veselin./ Lajmi.net