Fundamenti

Ilir Meta takohet edhe me gjimnazistët gjilanas

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pritja nga ana e shkollarëve ishte e organizuar në mënyrë madhështore, për faktin se, të gjithë shkollarët ishin me veshje shkollore dhe mbanin në duar flamuj kuq e zi. Aty ishte një lloj “dasme”, sepse disa nga shkollarët kishin veshur rroba kombëtare. Po nuk munguan edhe lulet, ato që shprehin respektin e madh për ardhjen në mesin e tyre një burrë shtetas shqiptar.

Aty kah ora trembëdhjetë e gjysmë e ditës, shkollarët e Gjimnazit të Ri të Gjilanit, ishin dalë të rreshtuar në dy anë të oborrit për ta pritur e nderuar Kryetarin e Parlamentit shqiptar, Ilir Metën, i cili, sipas agjendës, kishte shprehur dëshirën për ta vizituar Gjimnazin e Ri, këtë vatër të arsimit të mesëm të këtij qyteti.

Pritja nga ana e shkollarëve ishte e organizuar në mënyrë madhështore, për faktin se, të gjithë shkollarët ishin me veshje shkollore dhe mbanin në duar flamuj kuq e zi. Aty ishte një lloj “dasme”, sepse disa nga shkollarët kishin veshur rroba kombëtare. Po nuk munguan edhe lulet, ato që shprehin respektin e madh për ardhjen në mesin e tyre një burrë shtetas shqiptar.

Me këtë rast, po sa zbriti Ilir Meta, kryetar i Parlamenti shqiptar nga makina, duartrokitjet nuk kishin të ndalur të drejtuar kah njeri ynë, i cili i përshëndete me dorë mësimdhënësit dhe shkollarët e gëzuar. Siç dihet, kjo vizitë u bë në nderim të 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 nga dy burrat atdhetarë, Ismajl Qemajli dhe Isa Boletini.

Në fillim, fjalën e mori Nazmi Musa, drejtor i Arsimit në Gjilan, i cili, para shkollarëve të klasës X-ta 6, të kujdestares Bukurije Maksuti, tha se në mesin tonë gjendet vëllau ynë, tash Kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka shprehur dëshirën të gjendet në ndonjë klasë të gjimnazit. “Kjo vizitë e kryetarit të Parlamentit shqiptar në mesin tonë, padyshim është një moment i jashtëzakonshme dhe shënon një ngjarje të rëndësishme për dy vendet shqiptare, për faktin se, ku, ky populli, dita-ditës, po afrohet si vëllau me vëllanë, ku të huajt na kanë ndarë padrejtësisht. Dhe, s’ka më mirë se të jemi kudo bashkë. Puna e përbashkët kurorëzohet me rezultate. S’ka më bukur se të punojmë bashkë, jemi një komb dhe e flasin një gjuhë. Kjo është fuqia që s’mund askush t’na kthen prapa”.

Eco Higjiena

Ilir Meta, kryetar i Parlamentit të Shqipërisë tha se, ndjehem tejet i gëzuar dhe i privilegjuar në mesin tuaj, ku shoh njerëz e shkollarë të zotë e të afërt të këtij vendi, i cili, kësaj here po më lë përshtypje të jashtëzakonshme. “Ju këtu pasni shkollarë të merituar. Por, pasni edhe një klasë të mrekullueshme, e cila, nga shikimi i parë, po ndritë se janë shkollarë të përkushtuar të dijes. Po shoh shkollarë të denjë të arsimit. Duke i parë si të rinj, sikur kjo “gjë” më kthen pak prapa, pra në kohën e viteve 1999, kur popullata e kësaj ane, e Kosovës, ajo e cila ishte zhvendosur nga trojet e veta, por e përndjekur nga barbaria serbe, kishte marrë rrugën e braktisjes për ta shpëtuar nga vdekja. Morra vesh se shumë familje kosovare kishin gjetur strehim në Kukës. Pata rastin t’i vizitoj dhe shoh një vajzë që vazhdimisht qante. Më bëri edhe unë ta përjetoj këtë “gjendje”. Kjo më bëri shumë përshtypje. Nga kjo “gjendje” mësova se ajo që qante e dëneste pa u ndalë, i kishte humbur të gjithë anëtarët e familjes. E ndjente vetën pa zgjidhje jete. Këtë rast e përjetova edhe unë rëndë. Dua të them se, ajo kohë ka kaluar, tash jemi në tjetër kohë. Ne, edhe m’atanë, por edhe m’këtë anë, do të harmonizojmë qëndrimet tona që të punojmë më tepër për interesin e qytetarëve tanë, sidomos për të ardhmen e fëmijëve shkollarëve, të cilët janë e ardhmja jonë e ndritur dhe e pritur”.

Z. Ilir Meta, i pyeti shkollarët e gjimnazit se cili qytet u ka pëlqyer në Shqipëri, një nxënëse iu përgjigj: “Unë shtoj se, të gjitha qytetet shqiptare janë të bukura dhe ato shumë na pëlqejnë”.

Jakup Mehmeti, profesor tha se, jemi të gëzuar tejmase për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve shqiptare. “Unë do të doja që dy shtetet tona të punojnë më tepër në sistemim e përbashkët të arsimit. Kjo ka rëndësi dhe nuk duhet të ndahemi me tekste, por
ato të jenë unike dhe vetëm me këtë “formë”, e ardhmja jonë është e pritur si një.

Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit tha se, ishte nxënës i këtij gjimnazi. “Po, unë isha nxënës i rregullt i këtij gjimnazi dhe, ja disa nga profesorët e mi, të cilët më dhanë dije për jetë. I falënderoj nga zemra dhe sot krenohem me këtë vatër të dijes, e cila është shembulli më i mirë i shkollimit të rinisë sonë”.

Bekim Mustafa, drejtor tha se, jemi kolektiv i ri, por puna në procesin edukativo-arsimor, nuk mungon. “Kjo vatër e diturisë, “datëlindjen” e ka të re, por procesi mësimor është i nivelit të duhur. Me rëndësi është se, këtu kemi shkollarë të zotë, por të zotë janë edhe mësimdhënësit e kësaj shkolle të arsimit të mesëm. Tash për tash, kjo vatër e dijes ka afro 1200 shkollarë. Janë shkollarë që po tregojnë çdo ditë rezultate e dije për jetë”. Në fund të këtij takimi, z. Ilir Meta u nderua nga kolektivi i Gjimnazit të Ri me një pikturë të punuar nga Magbule Xhemaili, piktore dhe mësimdhënëse e këtij tempulli të dijes e dritës në Gjilan. /tefik Selimi/rajonipress/