Mobi Casa

Ilir Meta përkujton 24-vjetorin e masakrës së Reçakut: Gjaku nuk bëhet ujë

/ 1 minutë lexim

Ish-presidenti Ilir Meta ka përkujtuar masakrën e Reçakut 24 vjet më parë, ku humbën jetën 45 martirë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta shkruan se gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë ndërsa shtoi se ky krim i tregoi botës të vërtetën e mizorive dhe gjenocidit në Kosovë nga regjimi kriminal i Millosheviçit

Hidromorava

“Nderim përjetë kujtimit të 45 martirëve të Masakrës së tmerrshme të Reçakut! Ky krim kundër njerëzimit, siç me të drejtë e përkufizoi 24 vite më parë Ambasadori Walker, i tregoi botës të vërtetën e mizorive dhe gjenocidit në Kosovë nga regjimi kriminal i Millosheviçit. Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë! LAVDI! “- shkruan Meta.