ARKATANA

Ilir Latifi përball Teixeiras, konfirmohet meçi me 22 korrik

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Ilir Latifi do të ndeshet me brazilianin Glover Teixeira në artet e përziera marciale të UFC-së.

Luftëtari me prejardhje nga Kosova po vazhdon marshimin në përballjet e tij në kategorinë e Light Heavyweight

Ndeshja e radhës për Ilir Latifin është ajo në mes të brazilianit Glover Teixeira, i cili është i treti në ranglistën botërore të arteve të përziera marciale të kategorisë së tij.
Është vet Latifi, i cili ka konfirmuar meçin ndaj Teixeiras, po ashtu edhe datën dhe vendin.

22 korrik është data kur do të zhvillohet meçi, ndërsa Barclaycard Arena e Hamburgut do ta mirëpret këtë përballje.

Mobi Casa

Latifi, i cili është në vendin e katërt në ranglistën botërore në kategorinë e tij në UFC do të kërkoj fitoren e tretë radhazi dhe ngjitjen edhe më lart në renditje.

Biletat për këtë përballje të madhe të UFC-s kanë dalë në shitje nga data 27 prill.

Ndryshe, Latifi ishte në Tiranë javën e kaluar, ku u prit nga adhurues të shumtë, teksa pati edhe shfaqje të tij në oktagon. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.