Ilir Hajdari një këngëtar i mirë, futbollist e trajner i njohur në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ilir Hajdari është 22 vjeçar dhe ka lindur në Zurich të Zvicrës. Është i dashuruar pas muzikës dhe profesionist i mirë i futbollit. Qysh në moshën 8 vjeçare ka luajtur futboll kurse tani punon si trajner futbolli dhe udhëheq grupmoshat U9 tek klubi më i madh në Zurich.

Ilir Hajdari ka prejardhje nga Burinca e Gjilanit, pro është lindur në Zurich të Zvicrës. Është vetëm 22 vjeçar dhe jeton në Zürich të Zvicrë. Thotë se ka vizituar të gjitha shkollat në Zürich ku edhe ka mbaruar zanatin në menaxhment Tregtie si dhe Diplomën për Shkollën Ekonomike.

Që nga mosha 8 vjeçare thotë se ka luajtur futboll aktiv deri në moshën 20 vjeçare për FC Unterstrass Zürich dhe FC Kosova Zürich. Pastaj ka kryer kurset për Trajner Futbolli dhe ka qen kryesori 1 vit për E-Juniorë tek FC Unterstrass derisa tani ka grupmoshat U9 tek Klubi i tretë më i madh në Zürich SC YF Juventus Zürich.

RCCOLA

Gjithashtu pasi është obligative ka kryer edhe shërbimin ushtarak në Zvicër si oficer i 75 ushtarëve dhe 5 nën oficerëve në kazermën Fribourg të Zvicrës.

Poashtu për tu bërë oficer i ka ecur 100 km nga Lenzburg deri në Bern. “Muzikën e kam hoby që nga fëmijëria dhe kam pasur një këngë të promovuar në Youtube, por pas ndarjes me një anëtar të grupit e kam shlyer. Tani jam pjesë e Selfmade Records në Zürich, ai i cili është label i imi bashkë me vellaun Gencin, kushëririn Fadilin, Endrit Jakupin dhe shokët Albion Vladi, Lavdim Sejdiu, Eduard dhe Ardi Veseli si dhe Ibrahim e Jasin Selimi. Si reper quhem “Primo” që përkthehet nga spanjollishta dhe do të thotë “i pari” ose “kusheri”, kënga është quajtur “Miresevini”./rajonipress/