Fundamenti

Ilir Deda: Ka krizë politike, e premtja nuk do të jetë ditë normale

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, pranoi se ka krizë politike në Kosovë, ani pse siç thotë ai kjo po mohohet nga ana e pozitës.Deda vlerëson se ata që e kanë shkaktuar situatën në Kuvend, duhet që të jenë pikërisht të njëjtit që edhe duhet ta bëjnë zgjidhjen për këtë.

“Ka krizë politike, edhe pse po mohohet kjo gjë. Kjo krizë zgjidhet duke pranuar se ajo ekziston. Kjo tregon se politika në Kosovë është e papjekur dhe nuk ka më na dërguar askund”, tha Deda në konferencën që është duke u mbajtur sot me KDI, raporton lajmi.net.

Eco Higjiena

“Unë kam shpresuar se nuk do të ketë seancë këtë javë, për të parë seriozitetin e situatës”, tha ai. Deda më tutje theksoi se dita e premte nuk do të jetë një ditë normale, duke shprehur dyshimin e tij për eskalim të situatës, ndonëse siç thotë ai, as vet nuk e din se çfarë do të ndodh.