ARKATANA

Ilir Berisha i jep fund karrierës si futbollist, nis me punën e trajnerit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ilir Berisha ka vendosur që t’i jep fund karrierës së tij si futbollist, pas 17 vitesh si profesionist.

Berisha, përmes një njoftimi në “Facebook”, theksoi se ky nuk ishte aspak një vendim i lehtë, por se ishte koha për të marrë një vendim të tillë, shkruan Gazeta Express.

Mes tjerash, ish-mbrojtësi falënderoi klubet në të cilat ai ndërtoi karrierën, si Prishtina, Orebro Sk, Gefle IF, Flamurtari, Vasteras SK, Feronikeli, Vitia, Ljungskile Sk dhe Karlstad Fotbol.

32-vjeçari një falënderim të veçantë e bëri edhe për Kombëtaren Shqiptare dhe të Kosovës, pasi i ishte dhënë për të veshtur fanellën e të dy ekipeve kombëtare.

Ilir Berisha nuk do të largohet krejtësisht nga futbolli, pasi ai ka nisur tashmë punën si trajner te grupmosha U17 e Karlstad Fotboll.

Ai zbuloi gjithashtu se ka filluar shkollimin për t’u pajisur me licencën A nga UEFA.

HIDROMORAVA

Postimi i plotë nga Berisha (pa ndërhyrje):

“Përshendetje familjarë e miq, dua tju njoftoj së po tërhiqem nga karriera aktive si futbollist. Një vendim aspak i lëhte duke ditur dashurinë dhe përkushtimin për futbollin plotë 17 por e kam menduar tash e nje kohë te gjate dhe sot erdhi koha.

Dua ta falënderoj në rradhë të parë familjen time që më ka mbështetur në qdo hap , të gjithë ekipet që kam përfaqsuar Fc Prishtina, Örebro Sk, Gefle IF, Fc Flamurtari , Västerås SK, Fc Ferronikeli, Fc Vitia, Ljungskile Sk dhe se fundmi Karlstad Fotboll , të gjithë trajnerët, bashklojtaret dhe në fund duke mos harruar të gjithë tifozet e mrekullueshëm që më mbëeshteten hap pas hapi !

Falëminderit Kombëtares Shqiptare dhe Perfaqsuesës së Kosovësqe më dhanë mundsinë të përfaqsojë kombin dhe shtetin tim që është ëndërr çdo futbollisti.

Po terhiqëm nga futbolli aktiv por jo edhe nga fusha e blertë pasi kam filluar karrierën si trajnerë të grupmoshat u17 të Karlstad Fotboll, dhe krahas saj kam filluar licensimet për trajner UEFA A- license të cilat do përfundojnë në Tetor.

Faleminderit edhe një herë për të gjitha emocionet!”. /Gazeta Express/