Ilir Azemi tregon për rikthimin e tij
Ilir Azemi ndihet mjaft i lumtur, pasi shumë shpejt mund ta bëjë rikthimin në fushën e blertë, pas një viti mungese.
Sulmuesi kosovar, Ilir Azemi kishte pësuar lëndime të rënda trupore, pas një aksidentit rrugor me veturën e tij, por për fat kishte shpëtuar gjallë.
Tash, përfaqësuesi kosovar e ka postuar në Facebook një fotografi, ku shihet qendra e fituesit dhe gati për rikthimin e tij.
“Pas shtatë javësh rehabilitimi, po shkojmë në rrugën e duhur. Këto janë rezultate mjaft pozitive, të arritura dhe projekti ‘Rikthimi 2015’ po afron”, ka shkruar futbollisti i Greuther Furthit në llogarinë e tij, shkruan Zeri.


