Ilir Azemi shtrenjtohet më së shumti në Bundesliga 2
Ilir Azemit iu është rritur shumë vlera e kartonit të tij.Deri më tani, vlera e futbollistit kosovar llogaritej rreth gjysmë milion euro, ndërsa sot kartoni i tij kushton rreth 1.5 milion euro. Kështu ka raportuar Transfermarkt.de, e cila e ka analizuar këtë vlerën e futbollistëve në Bundesliga 2.
Sipas këtij hulumtimi të specializuar del se sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës është futbollisti që iu është rritur më së shumti në Bundesliga 2, gjatë edicionit që lamë pas, në të cilin i ka realizuar 14 gola me Greuther Furthin. /Zëri/

