Hidromorava

Ilda Bejleri: Punë edhe në fundjavë, na latë pa martuar!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Prej 10 vitesh punon në lëmin e gazetarisë sportive, por prej shumë kohësh ajo është e pranishme edhe në faqet e gazetave rozë, për shkak të formave të saj dhe tipareve joshëse.

Ilda Bejlerin jemi mësuar ta shohim si moderatore dhe si gazetaren seksi të sportit, por këtë herë ka ardhur momenti ta shikojmë ndryshe. E ftuar në emisionin “Chic” me gazetaren Fjodora Fjora, bukuroshja Ilda Bejleri ka rrëfyer hapat e para të saj në gazetarinë sportive, dhe pritshmëritë për të ardhmen. Madje ajo duke iu referuar punës së saj edhe gjatë fundjavës, orareve të zgjatura dhe angazhimeve të shumta nuk ngurron të bëjë shaka duke u shprehur

“Ndonjëherë bëj shaka duke thënë na latë pa martuar nga fakti që punojmë edhe në fundjavë”. “Në 10 vite punë jam përpjekur të jem vetvetja.

UBT

Dhe kjo më bën ta dua punën dhe të më duket më e thjeshte. Sporti është një fushë ë nëse nuk ke informacion është shumë e vështirë, dhe duhet të jesh e informuar.

Ndjekësit janë tifozë të mirë, dhe kanë informacion të vijuar. Nëse gabon, ata të kritikojnë”, thotë Ilda. Sakaq, ajo nuk ngurron të rrëfejë se vendos skendina, dhe kjo i bën t’i ndjekë ndeshjet edhe me më shumë pasion.
“Unë e kam deklaruar që vë skedina. Ne shqiptarët i duam bastet, edhe pse e dimë që nuk është gjë e mirë. Në momentin që vë skedinën, duke qenë se vë diçka, edhe ndeshjen e ndjek me pasion”, rrëfen Ilda Bejleri. Sakaq, ajo tregon se është ende singell, edhe pse çdo ditë puna e saj e bën të takojë futbollistë të cilët, siç i quan ajo, janë të pashëm.

“Nuk jam dashuruar me ndonjë futbollist. I pëlqej të gjithë në sensin e mirë, se të gjithë ata janë çuna të mirë, të pashëm, simpatikë, po nuk jam dashuruar me ndonjë futbollist. Jo se nuk kam dashur, por nuk ka rastisur”, shprehet Bejleri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.